Haxhiu: 46 për qind më shumë është ngritur numri i përfituesve për ndihmë juridike falas

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, 46 për qind më shumë është ngritur numri i përfituesve për ndihmë juridike falas. “Qasja në drejtësi është një e drejtë themelore për shoqërinë tonë prandaj edhe jemi angazhuar për ta mbështetur Agjencinë për Ndihmë Juridike […]

Haxhiu: 46 për qind më shumë është ngritur numri i përfituesve për ndihmë juridike falas

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, 46 për qind më shumë është ngritur numri i përfituesve për ndihmë juridike falas.

“Qasja në drejtësi është një e drejtë themelore për shoqërinë tonë prandaj edhe jemi angazhuar për ta mbështetur Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, për të siguruar kushte më të mira dhe shërbime cilësore për qytetarët”, ka shkruar Haxhiu në rrjetin social Facebook.

Ajo këtë deklaratë e tha pasi e ka vizituar sot Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas.