Tre të vdekur dhe katër të lënduar rëndë në një aksident trafiku në Kërçovë

Tre persona kanë humbur jetën dhe katër janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në ora 04:50, në rrugën magjistrale në Kërçovë, transmeton Portalb.mk. Nga Sektori i Punëve të Brendshme, Ohër, bëjnë të ditur se aksidenti ka ndodhur në mes të veturës “Peugeot” me targa të Kërçovës, i drejtuar nga […]

Tre të vdekur dhe katër të lënduar rëndë në një aksident trafiku në Kërçovë
Policia, sulm, aksident

Tre persona kanë humbur jetën dhe katër janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në ora 04:50, në rrugën magjistrale në Kërçovë, transmeton Portalb.mk.

Nga Sektori i Punëve të Brendshme, Ohër, bëjnë të ditur se aksidenti ka ndodhur në mes të veturës “Peugeot” me targa të Kërçovës, i drejtuar nga 19-vjeçari S.I. nga Kërçova, dhe një veturë “Volkswagen Golf” me targa të Kërçovës, e drejtuar nga 32-vjeçari K.E. nga fshati Trapçin Dol i Kërçovës.

Nga plagët e marra në vendngjarje, siç thuhet në njoftimin e policisë, kanë ndërruar jetë drejtuesi i “Golfit”, 32-vjeçari K.E., si dhe pasagjeri dhe bashkëfshatari i tij, 20-vjeçari A.S.

Drejtuesi i makinës Peugeot, S.I. iu nënshtrua plagëve të marra gjatë rrugës për në klinikat e kompleksit “Nënë Tereza” në Shkup.

Në aksident lëndime të rënda kanë pësuar pjesa tjetër e pasagjerëve nga “Peugeot”, përkatësisht 19-vjeçari T.S. nga Kërçova, V.P. (21) nga fshati Podvis, Kërçovë, P.K. (21) nga Kërçova dhe një i mitur nga Kërçova. Lëndimet e tyre janë konstatuar në spitalin “Shën Erasmus” në Ohër dhe në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza”.

Në vendin e aksidentit, shtoi SPB Ohër, ekipet e prokurorit publik dhe policor kanë kryer hetime dhe me urdhër të prokurorit publik, trupat e të ndjerëve janë dërguar për obduksion.