U vra edhe një tjetër gazetar në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës, numri ka arritur në 120

Radio Zëri i Al-Aksasë njoftoi se prezantuesi i saj Iyad Al-Ruvag humbi jetën gjatë bombardimeve ajrore të Izraelit në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu. Në mesazhin e ngushëllimit të publikuar nga Zëri i Radios Al-Aksasë thuhet: “Prezantuesi i Radio Aksa dhe miku gazetar Iyad Al-Ruvag ra dëshmor së bashku me disa anëtarë të familjes së […]

U vra edhe një tjetër gazetar në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës, numri ka arritur në 120
Vrasja e gazetarëve të Gaza - Palestinë. Foto: Anadolu Agency

Radio Zëri i Al-Aksasë njoftoi se prezantuesi i saj Iyad Al-Ruvag humbi jetën gjatë bombardimeve ajrore të Izraelit në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Në mesazhin e ngushëllimit të publikuar nga Zëri i Radios Al-Aksasë thuhet: “Prezantuesi i Radio Aksa dhe miku gazetar Iyad Al-Ruvag ra dëshmor së bashku me disa anëtarë të familjes së tij, në sulmin e kryer nga aeroplanët luftarakë izraelitë në shtëpinë e tij në kampin e refugjatëve Nusairat, në pjesën qendrore të Rripit të Gazës”.

Që nga 7 tetori 2023, në Rripin e Gazës, 120 gazetarë kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve izraelite.