Rama: Pa u liruar tre policët s’ka përparim, Franca e Gjermania të veprojnë pastaj

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas takimeve që Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell ka pasur sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiqin. Rama ka shpërndarë postimet e Borrell lidhur me këto takime, ku ka thënë se gjëja e parë që duhet të bëhet është lirimi […]

Rama: Pa u liruar tre policët s’ka përparim, Franca e Gjermania të veprojnë pastaj

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas takimeve që Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell ka pasur sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiqin.

Rama ka shpërndarë postimet e Borrell lidhur me këto takime, ku ka thënë se gjëja e parë që duhet të bëhet është lirimi i policëve të rrëmbyer.

Sipas Ramës, pas kësaj, Franca dhe Gjermania duhet të veprojnë “për të ndaluar këtë spirale absurditeti”

“Pa largimin e tre djemve shëndoshë e mirë nga Serbia, nuk ka hapësirë për të bërë asnjë centimetër përparim të vërtetë! Sapo të kthehen në shtëpi, nevojitet një veprim i ri i fortë i Francës dhe Gjermanisë për të ndaluar këtë spirale absurditeti! Por gjëja e parë në radhë të parë: LIRONI 3 POLICËT”, ka shkruar Rama në Tëitter.

Shefi i Diplomacisë Evropiane, pas katër orësh takime ndaras, me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se situata është e papranueshme dhe nuk mund të vazhdohet kështu, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Ai ka thënë në konferencë për media se gjithmonë po mblidhen në takime të tilla për menaxhim krizash, derisa ka theksuar se i kanë bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë për de-eskalim të situatës, për tu kthyer më pas në procesin e normalizimit.

Shefi i Diplomacisë Evropiane tha se i ka propozuar Kryeministrit Kurti që të tërheq operacionet policore në objektet komunale në veri, si dhe kryetarët të tërhiqen përkohësisht nga ato objektet, si dhe të shpallen zgjedhjet e reja në katër komunat.

“Kjo është aspak e papranushme, aspak e përballueshme, dhe kjo nuk mund të vazhdoj. Gjithmonë po na duhet që të mblidhemi në takime të këtilla për menaxhimin e krizave. Ne i kemi bërë thirrje disa herë Kosovës dhe Serbisë për de-esklaim të situatës, dhe të kthehemi në procesin e normalizimit. Në katër orët e fundit, më shumë se katër orë, jam takuar me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. I kemi prezantuar palëve do të ketë edhe pritje për Kosovën që menjëherë të pezullojë këto operacione në afërsi me objektet komunale në veri të Kosovës dhe katër kryetarët që përkohsisht të tërhiqen nga objektet komunale, ndërsa Serbia duhet të sigurojë që protestuesit do të tërhiqen nga objektet komunale dhe njëkohësisht me tërheqjen e forcave policore të shpallen zgjedhjet e parakohshme sa më shpejt që është e mundur në katër komunat me kushtin e pjesëmarrjes së serbëve të Kosoves, dhe këtu qendron thelbi i problemit dhe i zgjidhes”, tha Borrell.

“Zgjedhjet e hershme, zgjedhje të reja sa më shpejt qe është e mundur me pjesëmarrje të plotë, dhe pas kësaj, pasi situata të normalizohet të vazhdojnë punët në normalizim përmes te dialogut të lehtësuar nga BE. Para ca muajsh patëm arritur një marrëveshje themelore në rrugëtimin drejt normalizimit dhe me të vërtetë dukej që ishim në një drejtim të mirë për të avancuar, duhet t’i kthehemi implementimit të kësaj marrëveshje dhe kjo përfshin themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, tha Borrell në konferencë për media.

“Për të ecur përpara kam nxjerr në tryeze propozime konkrete në bazë të kushteve të BE-se dhe jemi pajtuar për nevojen për zgjedhje te reja dhe kemi diskutuar modalitete dhe detajet për të arritur atje”, tha Borrell.