Varhelyi: E mbështes afatin e Michel për zgjerimin e BE-së

Komisioneri Evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, mbështeti vitin 2030 si afatin përfundimtar për zgjerimin e BE-së, të dhënë nga Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, edhe pse kjo është në kundërshtim me qëndrimin zyrtar të kryetares së Komisionit, Ursula von de Leyen. Meqenëse komisioneri evropian hungarez nuk pajtohet me qëndrimin e Komisionit Evropian se nuk […]

Varhelyi: E mbështes afatin e Michel për zgjerimin e BE-së
varhelyi:-e-mbeshtes-afatin-e-michel-per-zgjerimin-e-be-se

varhelyi:-e-mbeshtes-afatin-e-michel-per-zgjerimin-e-be-se

Komisioneri Evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, mbështeti vitin 2030 si afatin përfundimtar për zgjerimin e BE-së, të dhënë nga Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, edhe pse kjo është në kundërshtim me qëndrimin zyrtar të kryetares së Komisionit, Ursula von de Leyen.

Meqenëse komisioneri evropian hungarez nuk pajtohet me qëndrimin e Komisionit Evropian se nuk duhet të ketë një datë të synuar për zgjerimin e BE-së, gjë që, hap çështjen e unitetit të pushtetit ekzekutiv të Unionit Europian për këtë temë kyçe.

Varhelji gjatë vizitës së tij dyditore në Turqi, ku ndodhet prej dje, tha se Komisioni duhet të jetë gati për anëtarët e rinj deri në vitin 2030.

“Ne po punojmë pa u lodhur drejt këtij qëllimi, kështu që jam shumë i lumtur që më në fund shoh se anëtarët kanë filluar të lëvizin dhe mobilizohen politikisht dhe janë të gatshëm të investojnë politikisht në mënyrë që të kemi anëtarë të rinj të BE deri në vitin 2030,” u tha Varhelji gazetarëve në Ankara.

Ky është një largim nga qëndrimi zyrtar i Komisionit Evropian se zgjerimi i BE-së është një “proces i bazuar në merita” pa një datë zyrtare për përfundimin e tij, shkruan portali zyrtar i Brukselit, transmeton FrontOnline.

Varhelji nuk është zyrtari i parë i lartë i BE-së që mbështet një afat më ambicioz për zgjerimin e BE-së.

Kështu, javën e kaluar, kreu i diplomacisë së BE-së, Josep Borell, përshëndeti afatin për zgjerim, duke pretenduar se ai do të “mobilizonte energjinë tonë (BE) dhe energjinë e vendeve kandidate”.

Zgjerimi është ngjitur në krye të listës prioritare të BE-së pas agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, me presion në rritje ndaj Komisionit për të hapur negociatat e pranimit me Ukrainën dhe Moldavinë përpara fundit të vitit.

Gjatë vizitës së tij në Ankara, Komisioneri Evropian shkatërroi shpresat e Turqisë se ajo mund të bëhet anëtare në të ardhmen e afërt pas dekadash stagnimi në proces.

Për të nisur ato negociata, tha Varhelji, Ankaraja duhet të angazhohet seriozisht për arritjen e standardeve të qarta të Këshillit Evropian mbi demokracinë dhe shtetin e së drejtës./FrontOnline/