Prokuroria Speciale i reagon Haxhiut që tha se “po i neglizhojnë rastet”: Deklarata të paskrupullta

Prokuroria Speciale e Kosovës i ka quajtur “të paskrupullta” deklarimet e ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu. Haxhiu në një emision kishte deklaruar se PSRK-ja nuk po vepron dhe po i neglizhon rastet. Kjo prokurori me anë të një deklarate thotë se aktivitetet e zhvilluara e tregojnë plotësisht të kundërtën. “Në këtë aspekt, theksojmë se deklarimet […]

Prokuroria Speciale i reagon Haxhiut që tha se “po i neglizhojnë rastet”: Deklarata të paskrupullta
prokuroria-speciale-i-reagon-haxhiut-qe-tha-se-“po-i-neglizhojne-rastet”:-deklarata-te-paskrupullta

prokuroria-speciale-i-reagon-haxhiut-qe-tha-se-“po-i-neglizhojne-rastet”:-deklarata-te-paskrupullta

Prokuroria Speciale e Kosovës i ka quajtur “të paskrupullta” deklarimet e ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu.

Haxhiu në një emision kishte deklaruar se PSRK-ja nuk po vepron dhe po i neglizhon rastet.

Kjo prokurori me anë të një deklarate thotë se aktivitetet e zhvilluara e tregojnë plotësisht të kundërtën.

“Në këtë aspekt, theksojmë se deklarimet e tilla burojnë dhe artikulohen nga pasaktësitë maksimale, nuk kanë të bëjnë asgjë me realitetin dhe janë tërësisht tendencioze ndaj kësaj prokurorie, sepse të thuash se PSRK-ja kontrollon dhe mbikëqyrë vendimet e krejt sistemit prokurorial kinse për verifikimin dhe shkeljen e mundshme të ndonjë ligji, vërtet është një nonsens i llojit të veçantë publik, i padëgjuar dhe krejtësisht imagjinar, gjë që na bënë të vijmë në përfundim se deklaratat e tilla ngritën dhe shuhen në kuadër të spekulimeve, sepse servohen vetëm për nevoja të agjendave ditore politike”, thuhet në reagim.

Prokuroria Speciale bënë me dije se kompetencat dhe veprimtaria e saj në kuadër të Prokurorit të Shtetit nuk janë hartuar dhe nuk zbatohen me paragjykime nga askush dhe nuk realizohen në bazë të vullnetit të dikujt jashtë sistemit prokurorial.

“Por, përbëjnë ligjshmëri, legjitimitet dhe profesionalizëm, me anët të realizimit të bashkëpunimit dhe bashkëveprimit të ngushtë me akterët në kuadër të sistemit prokurorial dhe me të gjitha institucionet e tjera në suaza të kompetencave përkatëse, si dhe duke respektuar normat dhe standardet e funksionimit demokratik të institucioneve në Republikën e Kosovës”, thekson PSRK-ja.

PSRK e fton ministren Haxhiu që të përmbahet nga deklaratat e vazhdueshme shantazhuese sepse kjo përbën tendencë të hapur për të ndikuar në punë, për të ndërhyrë në kompetencat dhe në veprimtarinë legjitime të kësaj prokurorie dhe ndaj punës së prokurorëve të shtetit dhe nuk ka se si të quhet ndryshe përveç se si tentativë e pathemeltë dhe e dështuar.

“PSRK-ja, deklaron se do të punojë dhe veprojë fuqishëm dhe do të mbrojë me të gjitha mjetet juridike-ligjore në dispozicion punën e saj profesionale dhe njëherësh i bënë thirrje publike Ministres së Drejtësisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës që të lënë anash deklaratat dhe presionet avantureske dhe të kota, të cilat, faktikisht, janë në kundërshtim me ligjet në fuqi dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës”.

“Rrjedhimisht, PSRK-ja deklaron se, si institucion i pavarur dhe i paanshëm në ushtrimin e mandatit të vet, do t’i shkojë deri në fund çdo rasti që është në dëm të institucioneve dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës, pavarësisht se kush është, në çka beson dhe çfarë ka bërë dhe çfarë bënë”.

“Puna dhe misioni ynë do të jenë jashtë agjendave të politikës ditore, sepse vlerësimi i punës së prokurorive dhe prokurorëve nuk varet nga vullneti i individëve, subjekteve dhe grupeve të caktuara”.