Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Serbia humb çdo betejë kur jemi në kushte të barabarta

Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Sigurimit, e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqi-Goodman ka shkruar se sa herë jemi në kushte të barabarta, Serbia humb çdo betejë. Krasniqi-Goodman ka thënë se presidentja, Osmani-Sadriu, shpërfaqi të vërtetën e cila si asnjëherë më parë u tha qartë e më zë të […]

Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Serbia humb çdo betejë kur jemi në kushte të barabarta
vasfije-krasniqi-pas-mbledhjes-se-keshillit-te-sigurimit:-serbia-humb-cdo-beteje-kur-jemi-ne-kushte-te-barabarta

vasfije-krasniqi-pas-mbledhjes-se-keshillit-te-sigurimit:-serbia-humb-cdo-beteje-kur-jemi-ne-kushte-te-barabarta

Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Sigurimit, e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqi-Goodman ka shkruar se sa herë jemi në kushte të barabarta, Serbia humb çdo betejë.

Krasniqi-Goodman ka thënë se presidentja, Osmani-Sadriu, shpërfaqi të vërtetën e cila si asnjëherë më parë u tha qartë e më zë të lartë se Serbia ka kryer krime.

“Derisa, Goebbelsi i Millosheviçit, i cili mbanë anën e së keqes (tek e fundit, aty e ka vendin) dhe bënte propagandë kundër Kosovës e shqiptarëve. Në anën tjetër, në anën e drejtësisë të vërtetës e demokracisë, Presidentja e Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani-Sadriu, shpërfaqi të vërtetën e cila si asnjëherë më parë u tha qartë e më zë të lartë se Serbia, ka kryer krime… “merr guximin e kërko falje për krimet që keni bërë””, ka shkruar ajo.

Presidentja Vjosa Osmani në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ka marrë me vete edhe heroinat Fahrije Hoti, Vasfije Krasniqi, Elmaze Muçolli dhe Shyhrete Tahiri.