Vazhdon seanca ndaj Thaçit dhe të tjerëve në Hagë, dëshmitari merret në pyetje në seancë të mbyllur

Seanca ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, po vazhdon të mbahet në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë. Aty dëshmi është duke dhënë dëshmitari i 35-të i cili ka kodin W04444, raporton “Betimi për Drejtësi”. Ky dëshmitar ka filluar që të merret në pyetje nga mbrojtja e Rexhep Selimit […]

Vazhdon seanca ndaj Thaçit dhe të tjerëve në Hagë, dëshmitari merret në pyetje në seancë të mbyllur
vazhdon-seanca-ndaj-thacit-dhe-te-tjereve-ne-hage,-deshmitari-merret-ne-pyetje-ne-seance-te-mbyllur

vazhdon-seanca-ndaj-thacit-dhe-te-tjereve-ne-hage,-deshmitari-merret-ne-pyetje-ne-seance-te-mbyllur

Seanca ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, po vazhdon të mbahet në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë.

Aty dëshmi është duke dhënë dëshmitari i 35-të i cili ka kodin W04444, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ky dëshmitar ka filluar që të merret në pyetje nga mbrojtja e Rexhep Selimit përmes avokatit Geoffrey Roberts.

Ndërsa pyetjet për dëshmitarin kanë filluar të parashtrohen në seancë të mbyllur.

Pas avokatit Roberts, këtë dëshmitarë do ta marrin në pyetje edhe mbrojtja e të akuzuarve të tjerë si dhe trupi gjykues.

Dëshmia e këtij dëshmitari ka filluar të enjten me 9 nëntor 2023.

Ai gjatë dëshmisë së tij ka pretenduar se është arrestuar dhe keqtrajtuar nga pjesëtarë të UÇK-së.