Vdes në moshën 29-vjeçare ylli i Tiktok-ut

Blogerja e njohur e Tiktok-ut dhe krijuesja e serialit “Club Rat”, Eva Evans, ka ndërruar jerë më 20 prill në moshën 29-vjeçare. Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur motra e saj Lila Joy Baumgardner në Instagram. Asgjë nuk është bërë publike për shkakun e vdekjes së Evans. Ajo kishte grumbulluar rreth 300,000 ndjekës […]

Vdes në moshën 29-vjeçare ylli i Tiktok-ut

Blogerja e njohur e Tiktok-ut dhe krijuesja e serialit “Club Rat”, Eva Evans, ka ndërruar jerë më 20 prill në moshën 29-vjeçare. Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur motra e saj Lila Joy Baumgardner në Instagram.

Asgjë nuk është bërë publike për shkakun e vdekjes së Evans. Ajo kishte grumbulluar rreth 300,000 ndjekës në Tiktok, ku ndau mendime dhe histori nga jeta e saj në qytetin e Nju Jorkut, transmeton Indeksonline.

Evans gjithashtu debutoi edhe në aktrim në serialin “Club Rat”, i cili u transmetua në Amazon Prime.

Eva Evans jo vetëm që mahniti fansat e saj me prezencën në rrjetet sociale, por pati edhe bashkëpunime të shumta me markat kryesore si Dior, Gucci, Nike dhe Apple. Për më tepër, ajo ka punuar me disa të famshëm si Miley Cyrus.