Vendimi i Kurtit për Manastirin, kryetari i historianëve në Deçan: Sot është një ditë zie për Kosovën

Kryetari i Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, Shkodran Imeraj, ka reaguar pasi kryeministri Albin Kurti urdhëroi Agjencinë Kadastrale të Kosovës që t’a regjistrojë pronën Manastirit të Deçanit, raporton Ekonomia Online. Përmes një konferencë për media, Imeraj e ka quajtur ditë zie për Kosovës, ndera zbatimin e këtij vendimi e quan […]

Vendimi i Kurtit për Manastirin, kryetari i historianëve në Deçan: Sot është një ditë zie për Kosovën
vendimi-i-kurtit-per-manastirin,-kryetari-i-historianeve-ne-decan:-sot-eshte-nje-dite-zie-per-kosoven

vendimi-i-kurtit-per-manastirin,-kryetari-i-historianeve-ne-decan:-sot-eshte-nje-dite-zie-per-kosoven

Kryetari i Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, Shkodran Imeraj, ka reaguar pasi kryeministri Albin Kurti urdhëroi Agjencinë Kadastrale të Kosovës që t’a regjistrojë pronën Manastirit të Deçanit, raporton Ekonomia Online.

Përmes një konferencë për media, Imeraj e ka quajtur ditë zie për Kosovës, ndera zbatimin e këtij vendimi e quan sulm të rëndë ndaj rendit juridik e kushtetues.

“Sot është një dite zie për Kosovën. Jemi të befasuar dhe shumë të shqetësuar me vendimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti i cili ka kërkuar Agjencisë Kadastrale të Kosovës për të zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për 24 hektar tokë afër manastirit të Deçanit. Zbatimi i vendimit të gjykatës është sulmi me i madh që i është bërë  rendi juridik e kushtetues të republikës së Kosovës që nga hyrja në fuqi e kushtetutës së Kosovës të vitit 2008”, tha Imeraj në një konferencë për media.

Imeraj tha se vendimin do ta apelojnë në Gjykatën e Strasburgut.

“Po ashtu zbatimi i akt gjykimit  të kushtetues për ne në Deçan është i papranueshëm i padrejtë antiligjor dhe antikushtetues. Zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për prona është sulmi më i madh që i është bërë rendit juridik dhe kushtetues shtetësisë dhe sovranitetit të Kosovës. Ne përpjekjet tona nuk do  t’i ndalim as në vijmë sipër dhe qysh sot kemi kërkuar ndihmën e juristeve avokateve me të mire që lënda të trajtohet  dhe të përgatitet në gjykatën e të drejtave të njeriut në Strasburg”, u shpreh ai.