Prokurori Zejnullah Gashi konfirmohet si kandidati i vetëm për Kryeprokuror të Prokurorisë Themelore në Prishtinë

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), prokurori Zejnullah Gashi u konfirmua si kandidati i vetëm për pozitën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë. Ndërsa, kundërshtimi i prokurores Fitore Sadikaj ndaj vendimit të Kryesuesit të Këshillit për moskonfirmimin e statusit të kandidatit për Kryeprokuror të Prokurorisë Themelore […]

Prokurori Zejnullah Gashi konfirmohet si kandidati i vetëm për Kryeprokuror të Prokurorisë Themelore në Prishtinë
prokurori-zejnullah-gashi-konfirmohet-si-kandidati-i-vetem-per-kryeprokuror-te-prokurorise-themelore-ne-prishtine

prokurori-zejnullah-gashi-konfirmohet-si-kandidati-i-vetem-per-kryeprokuror-te-prokurorise-themelore-ne-prishtine

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), prokurori Zejnullah Gashi u konfirmua si kandidati i vetëm për pozitën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Ndërsa, kundërshtimi i prokurores Fitore Sadikaj ndaj vendimit të Kryesuesit të Këshillit për moskonfirmimin e statusit të kandidatit për Kryeprokuror të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, u refuzua, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Më 13 tetor të këtij viti Këshilli Prokurorial i Kosovës e kishte miratuar hapjen e konkursit për Kryeprokuror të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) dhe për pozitën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë.