“Veriu po ecën drejt normalitetit”, Sveçla publikon fotografi se çka u konfiskua në një banesë në Mitrovicën e Veriut

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka publikuar fotografi nga gjërat e konfiskuara në një banesë në Mitrovicën e Veriut, pas një aksioni të policisë aty. Sveçla thotë se ndër të tjera aty u gjetë municion 51 fishekë dhe 8 mjete shpërthyese të improvizuara. “Në banesë janë gjetur dhe konfiskuar 60 kartela grafike, makina […]

“Veriu po ecën drejt normalitetit”, Sveçla publikon fotografi se çka u konfiskua në një banesë në Mitrovicën e Veriut
“veriu-po-ecen-drejt-normalitetit”,-svecla-publikon-fotografi-se-cka-u-konfiskua-ne-nje-banese-ne-mitrovicen-e-veriut

“veriu-po-ecen-drejt-normalitetit”,-svecla-publikon-fotografi-se-cka-u-konfiskua-ne-nje-banese-ne-mitrovicen-e-veriut

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka publikuar fotografi nga gjërat e konfiskuara në një banesë në Mitrovicën e Veriut, pas një aksioni të policisë aty.

Sveçla thotë se ndër të tjera aty u gjetë municion 51 fishekë dhe 8 mjete shpërthyese të improvizuara.

“Në banesë janë gjetur dhe konfiskuar 60 kartela grafike, makina antiminer S9, 13 ventilatorë, poça elektrikë që shfrytëzohen për rritjen e bimëve të kanabisit, llampë elektrike për laborator, municion 51 fishekë dhe 8 mjete shpërthyese të improvizuara”, shkruan ai në Facebook.

Ai shprehet se “Veriu po ecën drejt normalitetit” dhe “Serbia nuk do ta cenojë shtetin tonë në asnjë cep të vendit”.