Vettingu kaloi testin e Kushtetueses, por implementimi shihet i vështirë

Vetingu në drejtësi ishte nder zotimet kryesore te Qeverisë Kurti që nga marrja e shtetit në udhëheqje. Përmes tij parashihet përmirësimi i integritetit të institucioneve të drejtësisë dhe kthimi i besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë. E për më shumë se 9 muaj vonesë, të premtën Gjykata Kushtetuese dha dritën e gjelbër për shumicën […]

Vettingu kaloi testin e Kushtetueses, por implementimi shihet i vështirë
vettingu-kaloi-testin-e-kushtetueses,-por-implementimi-shihet-i-veshtire

vettingu-kaloi-testin-e-kushtetueses,-por-implementimi-shihet-i-veshtire

Vetingu në drejtësi ishte nder zotimet kryesore te Qeverisë Kurti që nga marrja e shtetit në udhëheqje.

Përmes tij parashihet përmirësimi i integritetit të institucioneve të drejtësisë dhe kthimi i besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë.

E për më shumë se 9 muaj vonesë, të premtën Gjykata Kushtetuese dha dritën e gjelbër për shumicën e amendamenteve kushtetuese për vetingun në drejtësi.

Nje gje te tille e mirepriti ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Gjykata Kushtetuese i dha dritë të gjelbër Vetingut për nivelet e larta të gjyqtarëve dhe prokurorëve, përmes një mekanizmi të jashtëm. Ndonëse për më shumë se 9 muaj vonesë, Gjykata konfirmoi çfarë është përcaktuar për këtë proces jetik për shtetin e së drejtës.Ka shumë punë përpara. Ne jemi të përcaktuar që me vullnet dhe përkushtim të tejkalojmë secilën pengesë që do të na dalë.

Por Gjykata Kushtetuese ka ndaluar largimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve për të cilët në proces vetingu konstatohet se kanë “integritet të cenueshëm”.

E ky kalim i filtrit nga Gjykata nuk e përmbyll procesin e vetingut sipas juristeve.

Sipas jursitit Armend Shkoza, është edhe një problematikë në procedurën e ligjit për konkretizimin e procesit të vetingut.

Propozimet për veting ishin dërguar në Kushtetuese nga kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca dhe 39 deputetë të tjerë. /T7