Von der Leyen: Zbatimi i Asociacionit është në interes të Kosovës

Në konferencën e sotme për shtyp, presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen dhe Komisioneri Evropian për Zgjerim dhe Politikë të Fqinjësisë, Oliver Varhejli prezantuan paketën e zgjerimit për vitin 2023 dhe planin e ri të rritjes për Ballkanin Perëndimor, transmeton FrontOnline. Presidentja e Komisionit Evropian, Urusla von der Leyen, tha se mendon se […]

Von der Leyen: Zbatimi i Asociacionit është në interes të Kosovës
von-der-leyen:-zbatimi-i-asociacionit-eshte-ne-interes-te-kosoves

von-der-leyen:-zbatimi-i-asociacionit-eshte-ne-interes-te-kosoves

Në konferencën e sotme për shtyp, presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen dhe Komisioneri Evropian për Zgjerim dhe Politikë të Fqinjësisë, Oliver Varhejli prezantuan paketën e zgjerimit për vitin 2023 dhe planin e ri të rritjes për Ballkanin Perëndimor, transmeton FrontOnline.

Presidentja e Komisionit Evropian, Urusla von der Leyen, tha se mendon se është e rëndësishme që Kosova të ketë një qëllim të qartë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Dhe ne e kemi të qartë se çfarë presim nga Kosova. Ne diskutuam zbatimin e draftit që Kosova ka për Asociacionin dhe se zbatimi do të përfaqësonte një hap të madh përpara. Është në interesin e Kosovës, dhe nëse shikojmë Kosovën dhe Serbinë, është e rëndësishme që ne t’i japim çdo vendi një mundësi unike për të ecur përpara drejt BE-së”, tha Ursula von der Leyen.

Komisioneri Evropian për Zgjerim dhe Politikë të Fqinjësisë, Oliver Varhelji, tha se ky plan mund t’i ndihmojë të gjithë rajonit, ndërsa kur është fjala për Kosovën, ai theksoi se rruga evropiane e Kosovës vjen përmes një dialogu të suksesshëm.

“Kosova duhet të dyfishojë përpjekjet e saj për ta bërë dialogun të suksesshëm”./FrontOnline/