Konjufca: Kosova e gatshme për t’u bërë pjesë e OKB-së dhe BE-së

Këshilli për Zhvillim të Qëndrueshëm i Kuvendit të Kosovës dhe Zyra e Kryeministrit, mbështetur nga Ekipi i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, kanë mbajtur Konferencën për Agjendën Transformuese të Kosovës për OZhQ-të, raporton Ekonomia Online. Qëllimi i konferencës u tha se është të forcojë konsensusin në Kosovë rreth Agjendës Transformuese të OZhQ-ve dhe të ofrojë […]

Konjufca: Kosova e gatshme për t’u bërë pjesë e OKB-së dhe BE-së
konjufca:-kosova-e-gatshme-per-t’u-bere-pjese-e-okb-se-dhe-be-se

konjufca:-kosova-e-gatshme-per-t’u-bere-pjese-e-okb-se-dhe-be-se

Këshilli për Zhvillim të Qëndrueshëm i Kuvendit të Kosovës dhe Zyra e Kryeministrit, mbështetur nga Ekipi i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, kanë mbajtur Konferencën për Agjendën Transformuese të Kosovës për OZhQ-të, raporton Ekonomia Online.

Qëllimi i konferencës u tha se është të forcojë konsensusin në Kosovë rreth Agjendës Transformuese të OZhQ-ve dhe të ofrojë një platformë për diskutim interaktiv ndërmjet institucioneve dhe palëve tjera me interes për të formësuar fushat prioritare të Agjendës Transformuese të Kosovës.

Kryetari i Kuvendit  Glauk Konjufca tha se krizat e njëpasnjëshme kanë shkaktuar probleme në gjithë botën. Prandaj sipas tij, nevojitet bashkëpunim nga të gjitha shtetet për të arritur barazi dhe mirëqenie pa dallim, duke shtuar se zbatimi i suksesshëm i Agjendës 2030-të do t’i hap rrugë Kosovës për t’u bërë pjesë e OKB-së dhe BE-së.

Në këtë drejtim ai shtoi se Kuvendi po i përmbush detyrat e tij, sa i përket përmbushjes së agjendës legjislative.

“Pandemia që e çrregulloi sistemin ekonomik në botë, bëri që bota të përballet me sfidat. Po flasim jemi dëshmitar të një periudhe të ndjeshme e cila po kalon krejt bota dhe ne fatkeqësisht do të konstatojmë prej këtyre zhvillimeve njerëzimi fatkeqësisht po hynë në njërën prej dekadave më të pasigurta edhe që të gjithë këta parametra që janë vendosur këtu si objektiva globale të zhvillimit të qëndrueshme do të sfidohen seriozisht në të gjithë botën dhe janë duke sfiduar realisht”.

“Disa prej këtyre parametrave ndoshta edhe po bëhen edhe më keq ndoshta edhe para 10 viteve ose para 20 viteve, por kjo do të na bëjë  më të fortë e bën vet edhe agjendën më serioze për nga urgjenca dhe për nga aktualiteti. Pasojat gati të kapërcyeshme që ishin nga pandemia e fundit që e çrregulloi tërësisht  sistem ekonomik në botë e goditi edhe arsimin edhe mirëqenien e shoqëruar pastaj me një sërë krizash të njëpasnjëshme që po përballet krejt bota janë vërtetë probleme që po ballafaqohet e kemi parasysh këtë kohë sfiduese që po e kalojmë”.

“Kuvendi Republikës së Kosovës do të angazhohet të kontribuoj edhe në miratimin e ligjeve që është funksioni jonë bazik por edhe për përgatitjen e politikave që garantojnë gjithë përfshirje barazinë. Për Kosovën  kjo agjendë duhet të shihet si mundësi  për  të dëshmuar aftësitë që Kosova për tu bërë pjesë e zhvillimeve globale. Si mundësi  e vendit tonë për integrim me të madh në arenën ndërkombëtare”.