Vranica: Gjatë muajve në vijim pritët të shuhen shumë biznese në Kosovë

Arian Vranica nga Shoqata e Gastronomeve të Kosovës ka paralajëmruar se do të rritet numri i bizneseve që do të shuajnë veprimtarinë këtë vit. “Efektet do të ndjehen më shumë gjatë muajve në vijim të këtij viti”, ka thënë Vranica. Çështja e pagave, rritja e çmimit të produkteve, ngritja e tatimit janë disa nga faktorët […]

Vranica: Gjatë muajve në vijim pritët të shuhen shumë biznese në Kosovë
vranica:-gjate-muajve-ne-vijim-pritet-te-shuhen-shume-biznese-ne-kosove

vranica:-gjate-muajve-ne-vijim-pritet-te-shuhen-shume-biznese-ne-kosove


Arian Vranica nga Shoqata e Gastronomeve të Kosovës ka paralajëmruar se do të rritet numri i bizneseve që do të shuajnë veprimtarinë këtë vit.

“Efektet do të ndjehen më shumë gjatë muajve në vijim të këtij viti”, ka thënë Vranica.

Çështja e pagave, rritja e çmimit të produkteve, ngritja e tatimit janë disa nga faktorët që kanë çuar bizneset deri tek mbyllja, sipas Vranicës.

“Ndikimi i inflacionit, rritja e çmimeve të produkteve, kërkesa e rritjes së pagave dhe rritja e tyre, rritja e obligimeve publike(tatimi i qirasë dhe niveli i qirasë), mungesa e shërbimit të dedikuar, largimi i punëtorëve, ulje e ndjeshme e konsumit dhe fuqisë blerëse”, tha Vranica.

Vranica thotë se shteti duhet të ju ndihmojë bizneseve përmes grandeve.

Ai ka cekur disa nga hapat që duhet të merr Qeveria për të parandaluar shuarjen e bizneseve.

“Shteti duhet të ketë programe të cilat ju ndihmojnë bizneseve, stimulim përmes grandeve (tash janë vetëm 1% e buxhetit të dedikuar për SME-së ose vetëm 30mil nga totale), programe të lehtësimeve tatimore, asistim përmes programeve në ndërlidhjen e agjensioneve të huaja dhe vendore për rekrutim të punonjësve të huaj, stimulim të kuadrit profesional përmes subvencionimeve”, u shpreh Vranica për Front Online.

Ai thotë se bizneset kanë filluar të ndryshojnë kushtet nga frika e largimit të punëtorëve.

“Pronarët kanë filluar me i rritë pagat e me rregullu kushtet por kjo nuk do të ketë ndikim e parandalim të ikjes së punëtorëve”.

Së fundi, veprimtarinë biznesore e kanë pushuar edhe disa kafeteri të njohura në Prishtinë.