Maqedonci: Fokus yni, integrimi në NATO – i kemi plotësuar të gjitha standardet

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, gjatë ditës së sotme, ka mbajtur konferencën e tij të parë në krye të këtij dikasteri. Maqedonci, vazhdoi të thotë se qëllimi i tyre kryesor është integrimi në NATO, ani se sipas tij, ka akoma shtete që po hezitojnë të pranojnë Kosovën në këtë organizatë. “Fokus yni, qëllim i yni […]

Maqedonci: Fokus yni, integrimi në NATO – i kemi plotësuar të gjitha standardet
maqedonci:-fokus-yni,-integrimi-ne-nato-–-i-kemi-plotesuar-te-gjitha-standardet

maqedonci:-fokus-yni,-integrimi-ne-nato-–-i-kemi-plotesuar-te-gjitha-standardet

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, gjatë ditës së sotme, ka mbajtur konferencën e tij të parë në krye të këtij dikasteri.

Maqedonci, vazhdoi të thotë se qëllimi i tyre kryesor është integrimi në NATO, ani se sipas tij, ka akoma shtete që po hezitojnë të pranojnë Kosovën në këtë organizatë.

“Fokus yni, qëllim i yni është integrimi në NATO, kjo do të jetë rrugë, që jo gjithmonë varet prej kapaciteteve dhe përgatitjeve tona. Anëtarësimi në NATO, varet edhe prej shumë faktorëve të tjerë, është edhe faktori i njohjes. Ne jemi të vetëdijshëm për vende mosnjohëse që janë brenda NATO-s, që vazhdojnë të hezitojnë për të mbështetur anëtarësimin e Kosovës në këtë organizëm”, u shpreh Maqedonci.

“NATO është aleancë politike, në aspektin ushtarak, jam i vetëdijshëm që Forca e Sigurisë e Kosovës ka plotësuar dhe vazhdon të plotësoj të gjitha standardet që ka një vend i NATO-s, për të qenë një forcë operacionale dhe e gatshme për të bashkëvepruar me vendet e NATO-s në mbështetje të paqes dhe stabilitetit kudo në botë”.

Mes tjerash, ministri i Mbrojtjes, tregoi se 612 rekrutë janë duke vazhduar trajnimin bazikë, ku pas përfundimit do t’i bashkohen radhëve të FSK-së.

Ai përmendi edhe punën e Forcës së Sigurisë në operacione jashtë Evropës, konkretisht në Kuvajt, duke u ngritur kështu flamuri i Kosovës.