Vuçiq: Mbi 75 për qind e serbëve të Kosovës votuan për SNS-në

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar të dielën se mbi 75 për qind e qytetarëve serbë të Kosovës kanë votuar për listën e Partisë Progresive të Serbisë (SNS) “Aleksandër Vuçiç – Serbia nuk guxon të ndalet”, derisa ka shtuar “ne gjithmonë do ta mbrojmë Kosovën si pjesë të Serbisë”, transmeton FrontOnline. Në Serbi kanë […]

Vuçiq: Mbi 75 për qind e serbëve të Kosovës votuan për SNS-në
vuciq:-mbi-75-per-qind-e-serbeve-te-kosoves-votuan-per-sns-ne

vuciq:-mbi-75-per-qind-e-serbeve-te-kosoves-votuan-per-sns-ne

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar të dielën se mbi 75 për qind e qytetarëve serbë të Kosovës kanë votuar për listën e Partisë Progresive të Serbisë (SNS) “Aleksandër Vuçiç – Serbia nuk guxon të ndalet”, derisa ka shtuar “ne gjithmonë do ta mbrojmë Kosovën si pjesë të Serbisë”, transmeton FrontOnline.

Në Serbi kanë përfunduar zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, lokale e krahinore dhe sipas rezultateve preliminare të Qendrës për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSID), lista e SNS-së “Aleksandër Vuçiç – Serbia nuk guxon të ndalet”, ka fituar mbi 46 për qind të votave (rreth 129 mandate), bazuar në mbi 80 për qind të mostrave të përpunuara.

Koalicioni opozitar “Serbia kundër dhunës”, bazuar në rezultatetet preliminare të CeSID, ka fituar rreth 23 për qind të votave (rreth 63 mandate), ndërsa Partia Socialiste e Serbisë (SPS) nën udhëheqjen e kryediplomatit serb, Ivica Daçiç, ka fituar jo më shumë se 6.9 për qind të votave (19 mandate). E djathta nacionaliste serbe ka fituar rreth 4.8 përqind.

Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik (PVD) dhe udhëheqësi i koalicionit “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon”, Shaip Kamberi, pritet të përfaqësojë shqiptarët e Luginës së Preshevës – Preshevë, Medvegjë e Bujanoc – në Kuvendin e Serbisë edhe për një mandat. Ai ka fituar votat e nevojshme për të qenë zëri i shqiptarëve në legjislativin serb./FrontOnline/