Ymeri: Sjellje e papërgjegjshme e inatçore e Kurtit mos takimi me Talat Xhaferin

Analisti politik, Visar Ymeri ka kritikuar Albin Kurtin pasi ky i fundit nuk takoi kryeministrin aktual të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferin. Ai e ka quajtur sjellje të papërgjegjshme e inatçore të kryeministrit aktual kosovar. “Përkundër deklarimeve publike për gatishmëri dhe përkundër faktit që ishte në fillim të javës në Prishtinë, Kurti nuk denjoi asnjëherë […]

Ymeri: Sjellje e papërgjegjshme e inatçore e Kurtit mos takimi me Talat Xhaferin

Analisti politik, Visar Ymeri ka kritikuar Albin Kurtin pasi ky i fundit nuk takoi kryeministrin aktual të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferin.

Ai e ka quajtur sjellje të papërgjegjshme e inatçore të kryeministrit aktual kosovar.

“Përkundër deklarimeve publike për gatishmëri dhe përkundër faktit që ishte në fillim të javës në Prishtinë, Kurti nuk denjoi asnjëherë ta takoj Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferin, kryeministrin e parë shqiptar të Maqedonisë së Veriut. Kjo sjellje kaq e papërgjegjshme e inatçore politike e Kurtit ndaj një vendi miqësor e fqinjë të Kosovës është e papranueshme dhe shumë e dëmshme”, u shpreh Ymeri për Front Online.