Zafir Berisha: Kurti po e vret vetveten, nuk ka budalla që humb kohën në burg për të

“Mendoj që Albin Kurti është duke vrarë vetveten, nuk ka budall në Kosovë që humb kohën në burg për Albin Kurtin”. Kështu ka deklaruar ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zafir Berisha, pas deklaratave të Faton Klinakut nga “OVL-UÇK”. I ftuar në “Debat Plus’” të RTV Dukagjini, Berisha ka deklaruar se deklaratat e Klinakut u […]

Zafir Berisha: Kurti po e vret vetveten, nuk ka budalla që humb kohën në burg për të
zafir-berisha:-kurti-po-e-vret-vetveten,-nuk-ka-budalla-qe-humb-kohen-ne-burg-per-te

zafir-berisha:-kurti-po-e-vret-vetveten,-nuk-ka-budalla-qe-humb-kohen-ne-burg-per-te

“Mendoj që Albin Kurti është duke vrarë vetveten, nuk ka budall në Kosovë që humb kohën në burg për Albin Kurtin”.

Kështu ka deklaruar ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zafir Berisha, pas deklaratave të Faton Klinakut nga “OVL-UÇK”.

I ftuar në “Debat Plus’” të RTV Dukagjini, Berisha ka deklaruar se deklaratat e Klinakut u devijuan qëllimisht. Krahas kësaj, ai pati kritika për ekzekutivin dhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.

“Mendoj që Albin Kurti është duke vrarë vetveten, nuk ka budall në Kosovë që humb kohën në burg për Albin Kurtin, sepse ai çdo ditë nga pak po e vran vetveten. Mendoj se deklarata është devijuar qëllimisht në radhë të parë nga Glauku, shefi i bandave të hijenave i cili është duke i dhënë material…të hienave të rrjeteve sociale sepse ky debat ka të bëjë për t’iu ikur dështimit të Qeverisë dhe super skandaleve që po ndodhin. Mendoj se kjo çështje u rrit shumë më tepër sesa është deshtur të rritet”, ka deklaruar ai.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Faton Klinaku, është intervistuar nga Prokuroria Speciale lidhur me deklaratën e tij për kryeministrin Albin Kurti, e cila u vlerësua si kërcënim ndaj tij.

Klinaku ka ndarë dje në rrjetin social në Facebook, një bisedë që ka pasur me një votues të Kurtit, ku ndër të tjera, ka thënë se “më parë e vras Albin Kurtin sesa që ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova”.