Zbulohet se kush është i preferuari i Interit për sulm

Zbulohet se kush është i preferuari i skuadrës së Interit për sulm. Afati kalimtar veror deri më tani ka qenë shumë i vështirë për finalistin e edicionit të fundit në Champions League, Interin. Nga zikaltërit janë larguar disa nga futbollistët kryesor e zëvendësimi tyre ende nuk ka ardhur. Interi ka telashe në fazën e sulmit […]

Zbulohet se kush është i preferuari i Interit për sulm

Zbulohet se kush është i preferuari i skuadrës së Interit për sulm.

Afati kalimtar veror deri më tani ka qenë shumë i vështirë për finalistin e edicionit të fundit në Champions League, Interin.

Nga zikaltërit janë larguar disa nga futbollistët kryesor e zëvendësimi tyre ende nuk ka ardhur.

Interi ka telashe në fazën e sulmit aty ku e ka humbur dyshen Lukaku-Dzeko.

Skuadra e Steven Zhang synon transferimin e sulmuesit Folarin Balogun.

Anglezi është në krye të dëshirave të trajnerit Simone Inzaghit, por Arsenali ende nuk është bindur përfundimisht për ta larguar sulmuesin që luajti i huazur te Stade de Reims edicionin e fundit.

Opcionet e tjera për sulmin zikaltër janë Alvaro Morata, Beto, dhe Scamacca.