Barcelona afër marrëveshjes me Man Cityn për Cancelon

Barcelona është shumë afër arritjes së një marrëveshjeje të plotë me Manchester Cityn për transferimin e Joao Cancelos, raporton Manu Sainz i AS. Marrëveshja e plotë mund të arrihet javën e ardhshme. Cancelo do t’i bashkohej Barçës në formë huazimi me një opsion blerjeje deri në fund të sezonit. Mbrojtësi i djathtë ka kërkuar që […]

Barcelona afër marrëveshjes me Man Cityn për Cancelon

Barcelona është shumë afër arritjes së një marrëveshjeje të plotë me Manchester Cityn për transferimin e Joao Cancelos, raporton Manu Sainz i AS.

Marrëveshja e plotë mund të arrihet javën e ardhshme.

Cancelo do t’i bashkohej Barçës në formë huazimi me një opsion blerjeje deri në fund të sezonit.

Mbrojtësi i djathtë ka kërkuar që kjo lëvizje të ndodhë. Këmbëngulja e tij ishte kyçe në të gjithë këtë ndodhi.

Xavi gjithashtu e konsideroi 29-vjeçarin objektivin e tij prioritar të transferimit edhe në janar.

Joao Cancelo po stërvitet i vetëm te Manchester City, ndërsa sezonin e kaluar ishte i huazuar te Bayern Munich.