Ish-ambasadori Delawie: Do të ishte gabim i madh minimi i lirisë së shtypit, uroj të rishqyrtohet lëvizja ndaj Klanit

Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie, vazhdon t’i përcjellë me vëmendje zhvillimet e brendshme në Kosovë. Delaëie ka reaguar për rastin e certifikatës së televizionit Klan Kosova, të cilët shteti e ka pezulluar, duke rrezikuar kështu mbylljen e televizionit. Delaëie ka thënë se minimi i lirisë së shtypit në Kosovë do të […]

Ish-ambasadori Delawie: Do të ishte gabim i madh minimi i lirisë së shtypit, uroj të rishqyrtohet lëvizja ndaj Klanit
ish-ambasadori-delawie:-do-te-ishte-gabim-i-madh-minimi-i-lirise-se-shtypit,-uroj-te-rishqyrtohet-levizja-ndaj-klanit

ish-ambasadori-delawie:-do-te-ishte-gabim-i-madh-minimi-i-lirise-se-shtypit,-uroj-te-rishqyrtohet-levizja-ndaj-klanit

Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie, vazhdon t’i përcjellë me vëmendje zhvillimet e brendshme në Kosovë. Delaëie ka reaguar për rastin e certifikatës së televizionit Klan Kosova, të cilët shteti e ka pezulluar, duke rrezikuar kështu mbylljen e televizionit.

Delaëie ka thënë se minimi i lirisë së shtypit në Kosovë do të ishte një gabim i madh. Ai tutje ka thënë se shpreson që Qeveria e Kosovës do ta rishqyrtojë lëvizjen rreth Klan Kosovës.

“Minimi i lirisë së shtypit në Kosovë do të ishte një gabim i madh. Shpresoj se qeveria e Kosovës do të rishqyrtojë lëvizjen e saj për Klan Kosovën”, ka shkruar Delaëie.

Të premten kanë reaguar edhe ambasadat e QUINT-it dhe gjithë organizatat ndërkombëtare për mbrojtjen e lirisë së medias dhe gazetarëve.