Zemaj për rrymën e paguar në Veri: Mashtrimi më i madh financiar i Qeverisë Kurti

63.2 milionë euro i ka kushtuar vendit furnizimi me energji elektrike të katër komunave veriore për vitin 2022. Kështu bëri të ditur kryesuesi i bordit të KOSTT-it, Jeton Mehmeti, në Komisionin parlamentar për buxhet, punë dhe transfere. Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj tha për Front Online se ky është mashtrimi më i madh financiar në […]

Zemaj për rrymën e paguar në Veri: Mashtrimi më i madh financiar i Qeverisë Kurti
zemaj-per-rrymen-e-paguar-ne-veri:-mashtrimi-me-i-madh-financiar-i-qeverise-kurti

zemaj-per-rrymen-e-paguar-ne-veri:-mashtrimi-me-i-madh-financiar-i-qeverise-kurti


63.2 milionë euro i ka kushtuar vendit furnizimi me energji elektrike të katër komunave veriore për vitin 2022.

Kështu bëri të ditur kryesuesi i bordit të KOSTT-it, Jeton Mehmeti, në Komisionin parlamentar për buxhet, punë dhe transfere.

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj tha për Front Online se ky është mashtrimi më i madh financiar në kohën e Qeverisë Kurti.

“Kjo është për të ardhur keq, fatkeqësi. Keqpërdorim i taksave të qytetarëve të Republikës. Keqmenaxhimi më i madh politik, njerëzor, financiar, që është bërë me këtë pjesë në tri vjetët e fundit. Shifrat që u paraqitën ditëve të fundit janë tmerruese për buxhetin e Republikës së Kosovës. Kjo është e padrejtë dhe mashtrimi më i madh në pjesën financiare në kohën e Qeverisë Kurti ose ministritë e linjës”, potencoi Zemaj.

Ai kritikoi Qeverinë se nuk po bën asgjë në ndërmarrjet publike.

“Më shumë se 230 milionë euro janë dhënë si financim për ndërmarrjet publike dhe impakti zhvillimor, mund të them real financiar, është tepër negativ. Janë pasuruar disa individë dhe grupe interesi, që i ka instaluar LVV, por s`ka asnjë zhvillim të ndërmarrjeve publike”, tha Zemaj.