Zv.ndihmës sekretari amerikan Eskobar, sot do të takohet me kryeministrin Kovaçevski

Zëvendës ndihmësi i sekretarit të shtetit amerikan, Gabriel Eskobar sot do të takohet me kryeministri Dimitar Kovaçevski pas çka është paralajmëruar konferencë për media. Kovaçevski mbrëmë përmes një postimi në Facebook i uroi mirëseardhje zëvendësndihmës sekretarit të shtetit të SHBA-ve, Gabriel Escobar, të cilin e ka quajtur mik të madh të qytetarëve të Maqedonisë, transmeton […]

Zv.ndihmës sekretari amerikan Eskobar, sot do të takohet me kryeministrin Kovaçevski
Dimitar Kovaçevski, Gabriel Escobar. Foto nga profili në Facebook i kryeministrit Kovaçevski

Zëvendës ndihmësi i sekretarit të shtetit amerikan, Gabriel Eskobar sot do të takohet me kryeministri Dimitar Kovaçevski pas çka është paralajmëruar konferencë për media. Kovaçevski mbrëmë përmes një postimi në Facebook i uroi mirëseardhje zëvendësndihmës sekretarit të shtetit të SHBA-ve, Gabriel Escobar, të cilin e ka quajtur mik të madh të qytetarëve të Maqedonisë, transmeton Portalb.mk..

Në njoftim, kryeministri shprehu pritshmërinë e tij për një takim produktiv me përfaqësuesin amerikan.

“Përkrahja e SHBA-së në të gjitha momentet kyçe për vendin tonë është e rëndësishme. Partneriteti strategjik me SHBA-në bazohet në besimin reciprok. Dhe ne vazhdojmë ta zhvillojmë atë përmes mirëkuptimit të ndërsjellë, për të gjitha çështjet e rëndësishme me interes të përbashkët dhe strategjik. Pres një takim produktiv nesër”, shkroi dje Kovaçevski në Facebook.

Përveç kryeministrit, sipas njoftimeve, Escobar  sot do të takohet edhe me liderin e opozitës VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski. Ai, megjithatë, gjatë ditës së djeshme pati një takim me shefin e shtetit Stevo Pendarovski, në të cilin, siç njoftuan nga kabineti i presidentit, shprehu pritjen nga Uashingtoni zyrtar se Maqedonia e Veriut do të vazhdojë rrugën e anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.

“Në takim u theksua mbështetja e SHBA-ve në aspiratat evropiane të vendit tonë. Ndërkohë, u theksua edhe pritshmëria nga Uashingtoni zyrtar që Maqedonia do të vazhdon rrugën për anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian”, deklarojnë nga presidenca.

Presidenti Pendarovski ka theksuar rëndësinë e mbështetjes amerikane në realizimin e qëllimeve strategjike të Maqedonisë së Veriut.

“Në takim u diskutuan hapat e radhës që duhet t’i marrë Maqedonia e Veriut që të përparon në procesin integrues në Bashkimin Evropian”, deklaroi Pendarovski.

Ndryshe, zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit Gabriel Escobar shpreson për diskutime produktive me liderët e qeverisë gjatë vizitës së tij në Maqedoninë e Veriut, tha shërbimi për shtyp i Departamentit të Shtetit për Zërin e Amerikës në gjuhën maqedone, kur u pyet për të komentuar reagimin e opozitës, përpara vizitës së Escobarit në Shkup.

Vizita e Eskobarit vjen pas fillimit të procedurës plenare parlamentare për miratimin e amendamenteve kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë si kusht që vendi të mbajë seancën e dytë ndërqeveritare dhe të vazhdojë negociatat me BE-në. Rendi i ditës i seancës u miratua me 70 vota “pro”, dhe pas shterjes së diskutimit për propozim-vendimin për aderim në ndryshimin e Kushtetutës, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, e shtyu votimin deri në sigurimin e shumicës prej dy të tretave.

Në korrik të këtij viti, Escobar, në paraqitjen e tij para Nënkomitetit për Politikë të Jashtme të Kongresit Amerikan, deklaroi se administrata amerikane po punon me autoritetet në Sofje në mënyrë që Bullgaria të mos japë kushte dhe kërkesa të reja pasi Maqedonia të përmbushë detyrimet e saj nga marrëveshjet ekzistuese.

Partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE është deklaruar se nuk do t’i mbështesë këto ndryshime, ndërsa edhe nga opozita shqiptare kanë kushtëzuar që nuk do t’i votojnë ndryshimet nëse nuk ndryshohet definimi i 20% për gjuhën shqipe në Kushtetutë.

Përndryshe, me 18 gusht 2023 në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut debati për fillimin e ndryshimeve kushtetuese mbaroi brenda pak orëshVotimi nuk dihet ende kur do të bëhet.

Në mënyrë që të bëhen ndryshimet kushtetuese duhet dy e treta e votave, konkretisht 80 vota nga gjithsej 120 deputetë në Kuvend.

Ndryshimet kushtetuese nënkuptojnë shtimin e bullgarëve dhe kombeve tjera në Kushtetutë.

Kjo vjen si rezultat i asaj që Maqedonia e Veriut pas 17 vitesh me 19 korrik të vitit 2022 filloi bisedimet qasëse me BE-në me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

Megjithatë, negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese. Nëse nuk bëhen ndryshimet kushtetuese deri në nëntor të këtij viti, procesi eurointegrues i RMV-së rrezikon të bllokohet përsëri.