Mustafa flet për vizitën e Edi Ramës në konakun e tij në Prapashticë: Më nderoi mua dhe familjen

Isa Mustafa: Edi Rama më nderoi mua dhe familjen që erdhi në Prapashticë.

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka folur pas takimit që pati me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën.

Në një shkrim në Facebook, Mustafa ka shkruar se ka pasur nderin që të takohet me Ramën e të bisedojnë për temat aktuale.

Ai ka thënë se ardhja e kryeministrit Rama në Prapashticë ku edhe po qëndron Mustafa momentalisht është nder i vecantë për të dhe familjen e tij.

“Kisha nderin të takohem me Kryeministrin e Shqipërisë, z Edi Rama e të bashkëbisedojmë për shumë tema aktuale. Ardhja e tij në Prapashticë, ku po qëndroj tani, ishte shenjë kujdesi dhe nder i veçantë për mua dhe familjen time”, ka shkruar lideri i LDK’së.