24 prilli në Maqedoninë e Veriut ishte ditë e qetë zgjedhore, vlerësoi Civil
Organizata Civil përmes një konference për media ka vlerësuar që 24 prilli, dita e zgjedhjeve presidenciale, është vlerësuar si një ditë e qete zgjedhore, demokratike dhe e drejtë, transmeton Portalb.mk. “Ditë e qetë zgjedhore, demokratike, garë e drejtë zgjedhore dhe dalje e lartë, janë karakteristikat kryesore të ditës zgjedhore”, vlerësoi Organizata Civil. Ata vlerësuan që […]
Organizata Civil përmes një konference për media ka vlerësuar që 24 prilli, dita e zgjedhjeve presidenciale, është vlerësuar si një ditë e qete zgjedhore, demokratike dhe e drejtë, transmeton Portalb.mk.
“Ditë e qetë zgjedhore, demokratike, garë e drejtë zgjedhore dhe dalje e lartë, janë karakteristikat kryesore të ditës zgjedhore”, vlerësoi Organizata Civil.
Ata vlerësuan që kandidatët për president dhe partitë e tyre kanë pasur mundësi pa ndërprere të përfaqësojnë programin dhe konceptin e tyre në publik. Civil ka theksuar edhe mundësinë e mediave për të raportuar pa ndërprerë.
“Institucionet kanë siguruar proces korrekt zgjedhor, ku qytetaret dhe qytetarët kanë votuar lirshëm”, deklaroi Civil.
Në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale 2024 nga numri i përgjithshëm i votuesve 1.1814.317 votuan 867 qytetarë apo 49,94%, prej të cilëve numri i votave të vlefshme ishte 881.272 ndërsa vota të pavlefshme dolën 24.562. Në bazë të rezultateve të fundit, dallimi mes Bujar Osmanit dhe Arben Taravarit ishte mbi 37 mijë vota, ndërsa mes Siljana Davkovës dhe Stevo Pendarovskit ishte mbi 182 mijë vota.
Vlerësim pozitiv për rrethin e parë ka dhënë edhe Misioni i OSBE/ODHIR. Rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet me 8 maj së bashku me zgjedhjet parlamentare.
- LEXO: OSBE/ODIHR me vlerësim pozitiv për ditën e zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut
- LEXO: Rezultati nga 99,9% e votave të numëruara, dallimi mes Osmanit dhe Taravarit mbi 37 mijë vota, mes Davkovës dhe Pendarovskit mbi 182 mijë
- LEXO: U mbajt rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut, dy kandidatë do të përballen më 8 maj, gjithçka që ndodhi