Sot, mot i ndryshueshëm

Mot me diell dhe vranësira të pjesshme për sot.

Në Kosovë, sot do të mbajë mot me diell dhe me vranësira të pjesshme të cilat më të theksuara do të jenë në vijën e relievit malor, transmeton Klan Kosova.

Kjo gjendje stabile e motit vije si pasojë e masave të ngrohta të ajrit me presion të lartë atmosferik.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius.

Indeksi UV do të jetë i lartë, kryesisht në orët e mesditës, prandaj udhëzimet e IKSHP mbesin në fuqi. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare.