18 vjetori i vdekjes së Rugovës, kjo është agjenda e Osmanit për nesër

Në 18 vjetorin e vdekjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova, presidentja Vjosa Osmani nesër do të bëjë homazhe tek varri i tij. Ndërkaq, me fillim nga ora 11:00 Osmani do të marrë pjesë dhe do të mbajë fjalim në Akademinë Përkujtimore. “Në orën 09:30, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, bën homazhe te varri i […]

18 vjetori i vdekjes së Rugovës, kjo është agjenda e Osmanit për nesër
18-vjetori-i-vdekjes-se-rugoves,-kjo-eshte-agjenda-e-osmanit-per-neser

18-vjetori-i-vdekjes-se-rugoves,-kjo-eshte-agjenda-e-osmanit-per-neser

Në 18 vjetorin e vdekjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova, presidentja Vjosa Osmani nesër do të bëjë homazhe tek varri i tij.

Ndërkaq, me fillim nga ora 11:00 Osmani do të marrë pjesë dhe do të mbajë fjalim në Akademinë Përkujtimore.

“Në orën 09:30, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, bën homazhe te varri i Presidentit Dr. Ibrahim Rugova, në 18 vjetorin e vdekjes. Në orën 11:00, Presidentja Osmani merr pjesë dhe mban fjalim në Akademinë Përkujtimore në 18 vjetorin e vdekjes së Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Presidentes.