54-vjetori i themelimit të UP-së, Krasniqi: T’i kujtojmë të gjithë ata që kontribuan në ngritjen e tij

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, me rastin e shënimit të 54-vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” ka uruar të gjithë profesorët dhe studentët e këtij universiteti. Ai ka thënë se në këtë ditë duhet të kujtohen të gjithë ata që kontribuan për ngritjen e këtij universiteti. “Me rastin e […]

54-vjetori i themelimit të UP-së, Krasniqi: T’i kujtojmë të gjithë ata që kontribuan në ngritjen e tij
54-vjetori-i-themelimit-te-up-se,-krasniqi:-t’i-kujtojme-te-gjithe-ata-qe-kontribuan-ne-ngritjen-e-tij

54-vjetori-i-themelimit-te-up-se,-krasniqi:-t’i-kujtojme-te-gjithe-ata-qe-kontribuan-ne-ngritjen-e-tij

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, me rastin e shënimit të 54-vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” ka uruar të gjithë profesorët dhe studentët e këtij universiteti.

Ai ka thënë se në këtë ditë duhet të kujtohen të gjithë ata që kontribuan për ngritjen e këtij universiteti.

“Me rastin e shënimit të 54-vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës ‘Hasan Prishtina’, kujtojmë me nderim të gjithë akademikët, profesorët dhe studentët ndër breza, që mbajtën mbi supe ngritjen dhe rrugëtimin e pakthyeshëm të këtij universiteti, i cili është pjesë e historisë sonë kombëtare, si dhe të gjithë ata që kanë kontribuar në ngritjen e mëtejmë të tij.

Po ashtu, uroj strukturat drejtuese të UP-së, profesorët dhe studentët aktualë, duke ju dëshiruar punë të mbarë e thellim të mëtejmë në reforma dhe avancim të universitetit”, shkroi ai në një postim në Facebook.