A do i lejohet Faton Bislimit të jetë kundërkandidat i Lumir Abdixhikut?

Sekretari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Imri Ahmeti, ka folur rreth kandidaturës së Faton Bislimi, për kryetar të këtij subjekti politik. “Faton Bislimi do të lejohet që të marrë pjesë në Kuvendin Zgjedhor, ndërsa për kandidaturën e tij do të vendosen me votat e delegatëve pjesëmarrës”, tha Ahmeti për Klan Kosova. Nga ora 14:00, Lidhja […]

A do i lejohet Faton Bislimit të jetë kundërkandidat i Lumir Abdixhikut?
a-do-i-lejohet-faton-bislimit-te-jete-kunderkandidat-i-lumir-abdixhikut?

a-do-i-lejohet-faton-bislimit-te-jete-kunderkandidat-i-lumir-abdixhikut?

Sekretari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Imri Ahmeti, ka folur rreth kandidaturës së Faton Bislimi, për kryetar të këtij subjekti politik.

“Faton Bislimi do të lejohet që të marrë pjesë në Kuvendin Zgjedhor, ndërsa për kandidaturën e tij do të vendosen me votat e delegatëve pjesëmarrës”, tha Ahmeti për Klan Kosova.

Nga ora 14:00, Lidhja Demokratike e Kosovës do ta mbajë Kuvendin e 10-të Zgjedhor.

Aty do të zgjidhen organet udhëheqëse të kësaj partie.

Në garë aktualisht për kryetar të LDK-së janë: Lumir Abdixhiku dhe Faton Bislimi.

Mbetet të shihet se kush do ta drejtojë partinë për katër vitet e ardhshme.