A po e pranon Vuçiq debaklin në Beograd?

Presidenti i Serbisë do të monitorojë rezultatet natën e zgjedhjeve në ambientet e partisë. Në selinë e SNS-së në Beogradin e Ri kanë mbërritur edhe Millosh Vuçeviq, Goran Vesiq dhe Mihajlo Jovanoviq. Dhe duket se gjërat nuk janë mirë sa i përket zgjedhjeve për prefektin e ri të Beogradit, pasi duket se opozita do të […]

A po e pranon Vuçiq debaklin në Beograd?
a-po-e-pranon-vuciq-debaklin-ne-beograd?

a-po-e-pranon-vuciq-debaklin-ne-beograd?

Presidenti i Serbisë do të monitorojë rezultatet natën e zgjedhjeve në ambientet e partisë. Në selinë e SNS-së në Beogradin e Ri kanë mbërritur edhe Millosh Vuçeviq, Goran Vesiq dhe Mihajlo Jovanoviq.

Dhe duket se gjërat nuk janë mirë sa i përket zgjedhjeve për prefektin e ri të Beogradit, pasi duket se opozita do të dalë fituese. Kjo mund të shihet edhe nga deklarata e Vuçiq/

“Nuk mund të them asgjë për Beogradin, sepse në Beograd nuk është numëruar asnjë fletë votimi”, ka thënë Vuçiq në një fjalim të shkurtër.

I pyetur nga njëri prej të pranishmëve për rezultatet e zgjedhjeve, Vuçiq tha: “Mos u shqetësoni, do të jetë edhe më bindës se parashikimet më të mira”. Nëse ndodh ky debakël në Beograd, kjo do të jetë goditja më e rëndë për presidentin serb dhe partinë e tij./FrontOnline/