Abrashi: PDK-ja nuk e ka braktisur ende vrasjen si mjet ndaj rivalëve politikë

Deputeti i VV-së, Artan Abrashi, ka reaguar pas deklaratës së Faton Klinakut, i cili ka thënë se më parë e vret Albin Kurtin se sa e lëshon Kosovën. Përmes një postimi në Facebook, Abrashi është shprehur se Klinaku ka qenë gjithmonë konsistent. Ai ka thënë se Klinaku vepron vazhdimisht në koordinim me agjendën politike të […]

Abrashi: PDK-ja nuk e ka braktisur ende vrasjen si mjet ndaj rivalëve politikë
abrashi:-pdk-ja-nuk-e-ka-braktisur-ende-vrasjen-si-mjet-ndaj-rivaleve-politike

abrashi:-pdk-ja-nuk-e-ka-braktisur-ende-vrasjen-si-mjet-ndaj-rivaleve-politike

Deputeti i VV-së, Artan Abrashi, ka reaguar pas deklaratës së Faton Klinakut, i cili ka thënë se më parë e vret Albin Kurtin se sa e lëshon Kosovën.

Përmes një postimi në Facebook, Abrashi është shprehur se Klinaku ka qenë gjithmonë konsistent.

Ai ka thënë se Klinaku vepron vazhdimisht në koordinim me agjendën politike të PDK-së.

“OVL në krye me të ishte dhe është instrument politik i PDK-së. Faton Klinaku është ndërgjegja e kulluar e PDK-së, instikti i saj pa mbulesën e gjuhës së matur”, ka shkruar Abrashi.

Tutje, deputeti u shpreh se fakti që Klinaku ka përmendur fjalën vrasje për të ilustruar një mendim do të thotë shumë, dhe se është dëshmi se PDK në regjistrin e saj ende nuk e ka braktisur vrasjen si mjet ndaj kundërshtarëve të vet.