Agusholli i VV-së: Qeveria të ketë konsideratë më shumë për Trepçën, menaxhimi i dobët e sjelli në këtë pikë

Anëtari i Komisionit Parlamentar për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Agusholli për FrontOnline thotë se Ndërmarrja Trepçës duhet të ketë konsideratë të veçantë nga Qeveria e Kosovës, pasi që sipas tij kjo ndërmarrje ka qenë sinonim i qëndrueshmërisë dhe rezistencës. ‘’Punëtorët e Trepçës dhe Trepça në përgjithësi ka qenë […]

Agusholli i VV-së: Qeveria të ketë konsideratë më shumë për Trepçën, menaxhimi i dobët e sjelli në këtë pikë
agusholli-i-vv-se:-qeveria-te-kete-konsiderate-me-shume-per-trepcen,-menaxhimi-i-dobet-e-sjelli-ne-kete-pike

agusholli-i-vv-se:-qeveria-te-kete-konsiderate-me-shume-per-trepcen,-menaxhimi-i-dobet-e-sjelli-ne-kete-pike

Anëtari i Komisionit Parlamentar për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Agusholli për FrontOnline thotë se Ndërmarrja Trepçës duhet të ketë konsideratë të veçantë nga Qeveria e Kosovës, pasi që sipas tij kjo ndërmarrje ka qenë sinonim i qëndrueshmërisë dhe rezistencës.

‘’Punëtorët e Trepçës dhe Trepça në përgjithësi ka qenë sinonim i qëndrueshmërisë dhe i rezistencës në kohë, si në kohen para luftës, gjatë dhe pas luftës. Konsideroj që çështja e Trepçës duhet parë konsiderate të veçantë nga Qeveria dhe sindikatat. Tash 5 vite kur është votuar Statuti i Trepçës të them të drejtën nuk është që është bërë shumë’’, thotë ai.

Agusholli më tej shton se punëtorët e Trepçës kanë refuzuar të punojnë herë pas here për shkak të pagave dhe se duhet realizuar kërkesat e tyre sa më shpejtë.

‘’Trepça nuk ka prodhim, sepse punëtorët herë pas herë kanë refuzuar të punojnë për shkak të pagave dhe sigurimit të tyre shëndetësor, e që unë mendoj që kërkesat e tyre duhet të realizohen shpejtë. Me sa kam informacion, nga 1200 punëtorë që janë gjithsej një pjesë e tyre janë paguar, ndërsa një pjesë tjetër paga i është realizuar vetëm 30%. Është e papranueshme. Nëse dëshirojmë që Trepça të funksionoj, duhet të gjitha palët ta bëjnë punën e vetë’’, thekson ai.

Deputeti i VV-së, mendon se menaxhimi i dobët dhe mungesa e investimeve të reja janë faktorët që kanë sjellë këtë situatë.

‘’Kush e ka fajin? Unë mendoj që menaxhimi i dobët, mungesa e investimeve te reja, situata me borxhet mund të jenë faktorët kyç, shpesh herë punëtori i thjeshtë kanë ra pre e politikave sindikale, herë të drejta e herë të padrejta. E në fakt të vetmit që janë dëmtuar e dëmtohen janë ata’’, u shpreh Agusholli për FrontOnline.