Ahmeti përuron çerdhen në Shalë – u investuan 220 mije euro, pagesa do të jetë 30 euro për një fëmijë

Komuna e Lipjani të hënën ka përuruar çerdhen në fshatin Shalë, e cila do të jenë në dispozicion për 70 fëmijë të kësaj zone, raporton Ekonomia Online. Çerdhja në vlerë prej mbi 220 mijë euro, përveç Shalës do të shërbejë edhe për fshatrat përreth. Gjashtë muajt e parë do të jenë falas, ndërkaq pas gjashtë […]

Ahmeti përuron çerdhen në Shalë – u investuan 220 mije euro, pagesa do të jetë 30 euro për një fëmijë
ahmeti-peruron-cerdhen-ne-shale-–-u-investuan-220-mije-euro,-pagesa-do-te-jete-30-euro-per-nje-femije

ahmeti-peruron-cerdhen-ne-shale-–-u-investuan-220-mije-euro,-pagesa-do-te-jete-30-euro-per-nje-femije

Komuna e Lipjani të hënën ka përuruar çerdhen në fshatin Shalë, e cila do të jenë në dispozicion për 70 fëmijë të kësaj zone, raporton Ekonomia Online.

Çerdhja në vlerë prej mbi 220 mijë euro, përveç Shalës do të shërbejë edhe për fshatrat përreth. Gjashtë muajt e parë do të jenë falas, ndërkaq pas gjashtë muajve pagesa do të jetë 30 euro për fëmijë.

Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti, tha për Ekonomia Online se krahas kësaj çerdheje, brenda dy vitesh kanë arritur t’i ndërtojnë edhe tri tjera, ndërsa në Rufc pritet të përfundojë shumë shpejt.

“Rreth 220 mijë euro në total dhe është çerdhja e parë që po e bëjmë dhe së shpejti edhe një në fshatin Rufc ku në total do të jenë katër çerdhe brenda dy viteve dhe natyrisht ndihem jashtëzakonisht mirë sepse në këtë pjesë  të largët nga qyteti, ka qenë jashtëzakonisht e nevojshme ku përveç Shalës e Krojmirit e fshatrat përreth mund t’i bijnë fëmijët e tyre në këtë çerdhe”, u shpreh ai.

“Vështirësi të jashtëzakonshme kemi pasur për të futur stafin në listën e pagave sepse numrat janë të kufizuar dhe ne kemi arrit me hap duke punësuar në kuadër të departamentit të Arsimit. Çerdhja në gjashtë muajt e parë për të gjithë fëmijët do të jetë gratis sepse duam ta shohim se sa do të jetë pjesëmarrja e fëmijëve në këtë regjion, ndërkaq pas gjashtë muajve pagesa simbolike do të jetë 30 euro sepse dëshirojmë që të participojmë prindërit”, u shpreh Ahmeti.

E i lumtur me këtë çerdhe janë shprehur prindërit. Blerton Pajaziti, prind i një fëmije që tash e tutje do ta sjellë në këtë çerdhe, tha për Ekonomia Online se pagesa prej 30 eurove është shumë simbolike.

“Çerdhja është një lehtësim shumë i madh e sidomos për neve prindërit që jemi të punësuar, do to jetë në përkujdesje të këtij institucioni parashkollor. Është një lehtësim shumë i madh, por edhe pagesa prej 30 eurove është shumë simbolike”, u shpreh ai.