Aksident mes dy veturave në magjistralen Deçan-Pejë, lëndohen katër persona

Katër persona persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në fshatin Raushiq në magjistralen Deçan-Pejë. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi e ka konfirmuar rastin. “Dy vetura kanë qenë të përfshira në këtë aksident dhe për pasojë katër persona janë lënduar dhe të njëjtit janë dërguar […]

Aksident mes dy veturave në magjistralen Deçan-Pejë, lëndohen katër persona
aksident-mes-dy-veturave-ne-magjistralen-decan-peje,-lendohen-kater-persona

aksident-mes-dy-veturave-ne-magjistralen-decan-peje,-lendohen-kater-persona

Katër persona persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në fshatin Raushiq në magjistralen Deçan-Pejë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi e ka konfirmuar rastin.

“Dy vetura kanë qenë të përfshira në këtë aksident dhe për pasojë katër persona janë lënduar dhe të njëjtit janë dërguar në emergjencë për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe të hetuesisë për të parë se cilët kanë qenë shkaktarët që kanë quar deri tek ky aksident”, u shpreh Gashi.