Aksident në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, lëndohet një person

Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë. Lajmin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ajo ka treguar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 09:20 në orët e paradites. Në aksident janë përfshirë dy automjete. “Rreth orës 09:20  […]

Aksident në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, lëndohet një person

Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë.

Lajmin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka treguar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 09:20 në orët e paradites.

Në aksident janë përfshirë dy automjete.

“Rreth orës 09:20  kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë ka ndodhur një aksident trafiku ku kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore ka pësuar një person. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, thuhet në raport./Front Online