Aksident trafiku në mes të një kamioni dhe një veture, lëndohen tre persona

Në orën 19:05, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një kamioni dhe një veture në magjistralen Pejë – Prishtinë. Lajmin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. Gashi ka thënë se nga ky aksident tre persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për trajtim mjekësor […]

Aksident trafiku në mes të një kamioni dhe një veture, lëndohen tre persona
aksident-trafiku-ne-mes-te-nje-kamioni-dhe-nje-veture,-lendohen-tre-persona

aksident-trafiku-ne-mes-te-nje-kamioni-dhe-nje-veture,-lendohen-tre-persona

Në orën 19:05, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një kamioni dhe një veture në magjistralen Pejë – Prishtinë.

Lajmin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi ka thënë se nga ky aksident tre persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës.

“Rreth orës 19:05 policia është njoftuar për një aksident trafiku në magjistralen Pejë -Prishtinë, fshatin Gllaviqicë. Në aksident kanë qenë të përfshirë një kamion dhe një veturë, tre persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës. Lëndimet nuk janë serioze”, ka thënë Gashi.