Aksidenti në kantierin e ndërtimit në Gjermani, shkon në katër numri i shqiptarëve të vdekur

E përditshmja gjermane BILD raporton se katër shqiptarë kanë vdekur dhe një tjetër është lënduar rëndë në aksidentin në një kantier të ndërtimit në Hamburg të Gjermanisë, i cili ndodhi të hënën. Fillimisht ishte thënë se viktimat janë bullgarë. Por, Policia ka njoftuar se të gjithë të vdekurit dhe po ashtu një i lënduar rëndë […]

Aksidenti në kantierin e ndërtimit në Gjermani, shkon në katër numri i shqiptarëve të vdekur
aksidenti-ne-kantierin-e-ndertimit-ne-gjermani,-shkon-ne-kater-numri-i-shqiptareve-te-vdekur

aksidenti-ne-kantierin-e-ndertimit-ne-gjermani,-shkon-ne-kater-numri-i-shqiptareve-te-vdekur

E përditshmja gjermane BILD raporton se katër shqiptarë kanë vdekur dhe një tjetër është lënduar rëndë në aksidentin në një kantier të ndërtimit në Hamburg të Gjermanisë, i cili ndodhi të hënën.

Fillimisht ishte thënë se viktimat janë bullgarë.

Por, Policia ka njoftuar se të gjithë të vdekurit dhe po ashtu një i lënduar rëndë janë shtetas shqiptarë.

Është thënë se janë gjetur dokumentet personale të viktimave.

Ndërtimtarët shqiptarë humbën jetën pas shembjes së skelave në një bosht ashensori. Sipas gjetjeve fillestare, thuhet se skela nuk ishte vendosur siç duhet.