Aktivizohet opozita – sot takim Gashi, Kasami dhe Mexhiti

Sot do të ketë takim mes liderëve të Alternativës dhe Besës, Afrim Gashi dhe Bilall Kasami, me liderin e ardhshëm të lëvizjes së re politike të Izet Mexhitit, mëson TV21 nga burime të veta. Temë e këtij takimi pritet të jetë bashkëpunimi. Sipas informacioneve, pas takimit pritet një njoftim për publikun. Pas njoftimit të Izet […]

Aktivizohet opozita – sot takim Gashi, Kasami dhe Mexhiti
Bilall Kasami dhe Afrim Gashi, foto nga partitë

Sot do të ketë takim mes liderëve të Alternativës dhe Besës, Afrim Gashi dhe Bilall Kasami, me liderin e ardhshëm të lëvizjes së re politike të Izet Mexhitit, mëson TV21 nga burime të veta.

Temë e këtij takimi pritet të jetë bashkëpunimi.

Sipas informacioneve, pas takimit pritet një njoftim për publikun.

Pas njoftimit të Izet Mexhitit se me formimin e Lëvizjes së Re do të punojnë në formimin e frontit opozitar shqiptar, filluan edhe aktivitetet fillestare për bashkëpunim me Lëvizjen BESA dhe Alternativën.

Deputeti i Fadil Zendeli ditë më parë tha se ka shumë hapësirë për krijimin e frontit opozitar shqiptar, i cili do t’u bënte ballë të gjitha skandaleve si dhe dyshimeve aktuale për punë joligjore të pushtetit.

Deputeti i Alternativës, Hysni Ismaili thekson se ka pasur takim fillestar mes kryetarëve të partive opozitare dhe Izet Mexhitit dhe shton se për momentin po bëhet konsolidimi i parimeve dhe rrugëtimit që do të ndjekin së bashku.

Ndryshe, aktivitetet për themelimin e subjektit të ri politik në Maqedoninë e Veriut i filloi Izet Mexhiti në hapësirat e Komunës së Çairit. Aty ai ishte i shoqëruar ndër të tjera edhe nga deputeti Kastriot Rexhepi, deputetja Merita Koxhaxhiku, kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, dhe personalitet tjera.

Pas mbledhjes së mbajtur rreth gjysmë ore, nismëtarët për themelimin e lëvizjes së re, paralajmëruan që më 13 gusht do të themelohet kjo parti, duke mos specifikuar emrin e nismës.