AKTUALITETE

Ministri i Jashtëm i Turqisë me mision në Tiranë, politika turke me prioritete të reja

Ministri i jahtëm i Turqisë Mevlut Çavuşoglu ndodhet në Tiranë në një vizitë zyrtare, ku synimi kryesor është thellimi i bashkëpunimit mes të dyja shteteve. Në mëngjes, ai takoi ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakajn.

“Me Shqipërinë vëllazërore do të diskutohen marrëdhëniet bilaterale si dhe mundësitë e bashkëpunimit. Do të ndahen përvojat mbi proceset e pranimit në BE, ndërsa pikëpamjet mbi çështjet rajonale dhe ndërkombëtare do të shkëmbehen gjatë vizitës”, njoftoi ministria e Jashtme e Turqisë, në lidhje me vizitën e ministrit turk.

Gjithashtu ai pritet që të takohet edhe me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama, kryparlamentarin Gramoz Ruçi.

Në vitet e fundit, Turqia është bërë më aktive në politikën e jashtme të saj, duke shfaqur një interesim shumë të madh edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ministri Çavusoglu vizitoi dje Universitetin New York Tirana, Fondacionin turk “Maarif” dhe realizoi një takim në Tiranë me qytetarët turq dhe zy..

Ministri i jahtëm i Turqisë Mevlut Çavuşoglu ndodhet në Tiranë në një vizitë zyrtare, ku synimi kryesor është thellimi i bashkëpunimit mes të dyja shteteve. Në mëngjes, ai takoi ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakajn.

“Me Shqipërinë vëllazërore do të diskutohen marrëdhëniet bilaterale si dhe mundësitë e bashkëpunimit. Do të ndahen përvojat mbi proceset e pranimit në BE, ndërsa pikëpamjet mbi çështjet rajonale dhe ndërkombëtare do të shkëmbehen gjatë vizitës”, njoftoi ministria e Jashtme e Turqisë, në lidhje me vizitën e ministrit turk.

Gjithashtu ai pritet që të takohet edhe me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama, kryparlamentarin Gramoz Ruçi.

Në vitet e fundit, Turqia është bërë më aktive në politikën e jashtme të saj, duke shfaqur një interesim shumë të madh edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ministri Çavusoglu vizitoi dje Universitetin New York Tirana, Fondacionin turk “Maarif” dhe realizoi një takim në Tiranë me qytetarët turq dhe zyrtarët e institucioneve turke në Shqipëri.

Ai mori pjesë në ceremoninë e hapjes së zyrës së re të Qendrës Ballkanike të Kërkimeve (Balkan Research Center-BRC).

Çavusoglu foli mbi përparësitë e politikës së jashtme turke mbi stabilitetin dhe prosperitetin e Ballkanit. Qendra BRC ka për qëllim që të shtojë bashkëpunimin përmes shkëmbimit të mendimeve akademike, hulumtimit dhe ekspertizës në fushën e kërkimeve në Ballkan.

Loading...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJME ME TE LEXUARA

Loading...
To Top