AKTUALITETE

PD bën një propozim për të goditur krimin zgjedhor, PS vlerëson frymën e bashkëpunimit

Përfaqësuesi i opozitës për Reformës Zgjedhore, Oerd Bylykbashi propozoi që të jetë Prokuroria e Posaçme Anti Korrupsion (SPAK) që të hetojë krimet zgjedhore. Opozita mendon se korrupsioni zgjedhor duhet që të goditet nga strukturat më të larta të drejtësisë.

“Futja e një numri instrumentesh me mbajtjen e subjekteve që denoncojnë krimet zgjedhore, propozime lidhur me rolin e prokurorisë në goditjen e krimit zgjedhor dhe futja e këtij të fundit në kompetencat e SPAK, se në të shkuarën është lënë jashtë. Krimi i korrupsionit zgjedhor duhet të goditet nga strukturat më të larta të drejtësisë. Bashkë me ekspertizën e ODIR besojmë që do ecim me shumë shpejtësi. Paketa që do e keni në dispozicion ka të bëjë me garantimin e rregullave për të gjithë subjektet zgjedhore”, tha Bylykbashi pas takimi për reformën zgjedhore..

Kurse përfaqësuesi politik i PS-së, Damian Gjiknuri u shpreh se palët janë në frymën e bashkëpunimit. “Patëm disa propozime nga PD, edhe për kuotat gjinore dhe disa problema..

Përfaqësuesi i opozitës për Reformës Zgjedhore, Oerd Bylykbashi propozoi që të jetë Prokuroria e Posaçme Anti Korrupsion (SPAK) që të hetojë krimet zgjedhore. Opozita mendon se korrupsioni zgjedhor duhet që të goditet nga strukturat më të larta të drejtësisë.

“Futja e një numri instrumentesh me mbajtjen e subjekteve që denoncojnë krimet zgjedhore, propozime lidhur me rolin e prokurorisë në goditjen e krimit zgjedhor dhe futja e këtij të fundit në kompetencat e SPAK, se në të shkuarën është lënë jashtë. Krimi i korrupsionit zgjedhor duhet të goditet nga strukturat më të larta të drejtësisë. Bashkë me ekspertizën e ODIR besojmë që do ecim me shumë shpejtësi. Paketa që do e keni në dispozicion ka të bëjë me garantimin e rregullave për të gjithë subjektet zgjedhore”, tha Bylykbashi pas takimi për reformën zgjedhore..

Kurse përfaqësuesi politik i PS-së, Damian Gjiknuri u shpreh se palët janë në frymën e bashkëpunimit. “Patëm disa propozime nga PD, edhe për kuotat gjinore dhe disa problematikave që duan të përfshihen në legjislacion, rolin e Policisë, është një dokument pune. Jemi në frymën për të gjetur bashkëpunimin, dhe jo të kërkojmë çdo lloj kërkese të natyrës politike që nuk përbën sens. Këto janë gjëra që duhet t’i shikojmë. Korrupsioni zgjedhor është një vepër penale, do e rishikojmë”, tha Gjiknuri.

Kurse deputetja e opozitës së parlamentare, Rudina Hajdari pas takimit u shpreh se një pjesë e propozimeve të PD-së kishin natyrë politike.

“Në përgjithësi ramë dakord dhe treguam vullnetin për punët e javës në vijim. Ishim me ekspertë nga të gjitha fushat. Eksperti jonë, do merret me ndryshimin e sistemit. Kishte edhe propozime të tjera që erdhën nga PD-ja, por vijnë të një natyre politike. Perfeksioni nuk arrihet, por do gjendet konsensusi, që të zbatohen rekomandimet e OSBE-ODIHR.”.

Loading...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJME ME TE LEXUARA

Loading...
To Top