Aliu kërkon të merren masa disiplinore ndaj Nexhat Krasniqit

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka bërë të ditur se dje kanë dorëzuar në Komisionin Disiplinor të Ministrisë kërkesën për marrjen e masave disiplinore për Nexhat Krasniqin, i sanksionuar nga SHBA. “Përmes zv. Sekretarit të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, dje rreth orës 13:00, kemi dorëzuar tek Komisioni Disiplinor […]

Aliu kërkon të merren masa disiplinore ndaj Nexhat Krasniqit
aliu-kerkon-te-merren-masa-disiplinore-ndaj-nexhat-krasniqit

aliu-kerkon-te-merren-masa-disiplinore-ndaj-nexhat-krasniqit

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka bërë të ditur se dje kanë dorëzuar në Komisionin Disiplinor të Ministrisë kërkesën për marrjen e masave disiplinore për Nexhat Krasniqin, i sanksionuar nga SHBA.

“Përmes zv. Sekretarit të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, dje rreth orës 13:00, kemi dorëzuar tek Komisioni Disiplinor i Ministrisë, kërkesën për marrjen e masave disiplinore ndaj nëpunësit civil, Nexhat Krasniqi”, ka shkruar Aliu.

Ai e ka publikuar edhe vendimin.

Krasniqi është sanksionuar nga SHBA pasi, siç kanë njoftuar ata, Krasniqi ka keqpërdorur pozitën e tij publike duke pranuar ryshfet.