Policia e Kosovës njofton për dy raste sot në Jarinjë e Merdar

Policia e Kosovës ka njoftuar se në hyrje të pikëkalimit kufitar në Jarinjë ka kontrolluar një kamionetë e cila po transportonte vetura me targa të huaja. Gjatë kontrollit, shoferi me qëllim të “dhënies së ryshfetit” brenda lejes së qarkullimit kishte vendosur një kartëmonedhë në vlerë prej dhjetë euro. Ndaj tij është iniciuar në procedurë të […]

Policia e Kosovës njofton për dy raste sot në Jarinjë e Merdar
policia-e-kosoves-njofton-per-dy-raste-sot-ne-jarinje-e-merdar

policia-e-kosoves-njofton-per-dy-raste-sot-ne-jarinje-e-merdar

Policia e Kosovës ka njoftuar se në hyrje të pikëkalimit kufitar në Jarinjë ka kontrolluar një kamionetë e cila po transportonte vetura me targa të huaja.

Gjatë kontrollit, shoferi me qëllim të “dhënies së ryshfetit” brenda lejes së qarkullimit kishte vendosur një kartëmonedhë në vlerë prej dhjetë euro.

Ndaj tij është iniciuar në procedurë të rregullt rasti “Dhënie e ryshfetit”, me që rast edhe kartëmonedha sekuestrohet për procedura të mëtejme

Gjithashtu, sot rreth orës 11:00, në kudër të planit operativ “Goditja” në hyrje të Pikë Kalimit Kufitar Merdar, në automjetin Citroen, me targa të Serbisë, me vozitës mashkull shtetas të Serbisë, pas ndalimit dhekontrollit është gjetur mall i padeklaruar dhe pa dëshmi të blerjes, si në vijim:

– 02 dy orë dore;

– 07 shtatë parfuma;

– 06 gjashtë palë Këpucë (patika);

– 01 palë trenerka komplet;

– 11 palë pantolla firma të ndryshme;

– 02 dy jakne si dhe

– 02 këmisha;

Malli është sekuestruar nga Dogana e Kosovës për vlerësim të mëtejm dhe procedura ligjore.