Ambasadori i Shqipërisë takon kreun e KQZ, interesohet për ecurinë e peticionit për shkarkimin e kryetarëve në Veri

Ambasadori i Shqipërisë në Prishtinë, Petrit Malaj, ka takuar sot kryetarin e Komisionit Qendror Zgjedhor, Kreshnik Radoniqin, me të cilin kanë biseduar për peticionet rreth shkarkimit të 4 kryetarëve të komunave në veri të vendit. Malaj ka thënë se biseda është përqendruar në ecurinë e procesit të peticioneve si një detyrim të Kosovës përballë ndërkombëtarëve. […]

Ambasadori i Shqipërisë takon kreun e KQZ, interesohet për ecurinë e peticionit për shkarkimin e kryetarëve në Veri
ambasadori-i-shqiperise-takon-kreun-e-kqz,-interesohet-per-ecurine-e-peticionit-per-shkarkimin-e-kryetareve-ne-veri

ambasadori-i-shqiperise-takon-kreun-e-kqz,-interesohet-per-ecurine-e-peticionit-per-shkarkimin-e-kryetareve-ne-veri

Ambasadori i Shqipërisë në Prishtinë, Petrit Malaj, ka takuar sot kryetarin e Komisionit Qendror Zgjedhor, Kreshnik Radoniqin, me të cilin kanë biseduar për peticionet rreth shkarkimit të 4 kryetarëve të komunave në veri të vendit.

Malaj ka thënë se biseda është përqendruar në ecurinë e procesit të peticioneve si një detyrim të Kosovës përballë ndërkombëtarëve.

Ambasadori Malaj thotë se Radoniqi e ka informuar në mënyrë profesionale dhe neutrale për masat e marra që ky proces të shkojë me rregull dhe në përputhje me kuadrin ligjor.

“Zhvillova një takim  informues me Kryetarin e  Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve në Republikën e Kosovës, zotin Kreshnik Radoniqi. Biseda u përqëndrua në  ecurinë e procesit të peticioneve, lidhur me largimin e kryetareve të 4 komunave me shumicë serbe në veri  të Kosovës, si një detyrim për tu përmbushur nga Kosova në angazhimin e saj para ndërkombëtarëve.

Kryetari më informoi në mënyrë profesionale dhe të paanshme për masat e marra që ky proces të jetë i rregullt e në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi. Vlerësova punën e bërë dhe e urova Kryetarin për suksese në përmbushjen e misionit të institucionit që ai drejton”, ka shkruar ambasadori.