Angellovi do të kthehej me LSDM-në nëse partia i fiton zgjedhjet, por me rrogë 5.000 euro

Drejtori aktual i Qendrës për menaxhim me kriza (QMK), Stojançe Angelov, do të kthehej në koalicion me LSDM-në nëse partia i fitonte zgjedhjet, por, siç tha ai, për një pagë prej 5 mijë eurosh. Ai këtë e deklaroi në intervistën e mbrëmshme për televizionin Klan Maqedoni, kur u pyet nëse do të largohej nga koalicioni […]

Angellovi do të kthehej me LSDM-në nëse partia i fiton zgjedhjet, por me rrogë 5.000 euro
Stojançe Angellov, Foto: Fejsbuku zyrtar i tij

Drejtori aktual i Qendrës për menaxhim me kriza (QMK), Stojançe Angelov, do të kthehej në koalicion me LSDM-në nëse partia i fitonte zgjedhjet, por, siç tha ai, për një pagë prej 5 mijë eurosh. Ai këtë e deklaroi në intervistën e mbrëmshme për televizionin Klan Maqedoni, kur u pyet nëse do të largohej nga koalicioni me VMRO-DPMNE-në, të cilin e kishte paralajmëruar disa ditë më parë, dhe do të kthehej me LSDM-në nëse fitorja në zgjedhje shkon për socialdemokratët, transmeton Portalb.mk. 

“Po, nëse më kërkojnë si profesionist, por për 5000 euro pagë”, thotë Angelov.

Duke komentuar deklaratën e kryeministrit teknik Talat Xhaferi se ai duhet të shkarkohet nga pozita e drejtorit në QMK-së për shkak të njoftimit se po largohet nga koalicioni me LSDM-në, Angelov thotë se e kupton Xhaferin sepse siç ka vlerësuar ai është në një situatë e pakëndshme për shkak se dy ministra u shkarkuan paraprakisht nga krahu i Arben Taravarit në Aleancën për Shqiptarët.

Megjithatë, ai thotë se qëndrimi i tij dhe i kreut të LSDM-së është që ai të mbetet në krye të QMK-së.

“Bindja ime dhe bindja e LSDM-së është që unë të qëndroj. Unë e kuptoj edhe Talat Xhaferin sepse edhe ai është në një situatë të pakëndshme për shkak se kanë dhënë dorëheqje ministrat e mëhershëm nga krahu Taravarit. Qëndrimi im është që të qëndroj deri në fund dhe ta dëgjoj sugjerimin nga kreu i LSDM-së. Mundohem të jem i sinqertë, nuk i gjuaj me gurë dhe shkopinj partnerëve të mi të koalicionit. Unë kam leje nga Mile Zeçeviq, i cili më tha ‘ulu atje, shteti është në lojë’. Mendon se dua të qëndroj në QMK për të punuar?”, tha drejtori i QMK-së në një intervistë për Klan Maqedoni.

Angelov në intervistën për Klan ka folur edhe për arsyet pse ka vendosur të bëjë koalicion me VMRO-DPMNE-në. Duke folur në këtë drejtim, ai tha se LSDM-ja ka treguar kapacitet të madh politik, por nuk ka arritur të kujdeset për atë që ka kërkuar partia e tij – miratimin e ligjit për branitellat, të cilin e ka konsideruar si padrejtësi të madhe.

“Dhe sa isha në qeveri kam qenë kritik. Unë vij nga blloku i djathtë dhe LSDM i dinte pikëpamjet e mia. BDI ishte barra që nuk e lejoi LSDM-në të prodhonte si duhet. Një moment shumë i rëndësishëm është që Kovaçevski dhe ministrja Petrovska na dhanë mbështetje dhe kjo duhet lavdëruar”, shtoi Angelov.

Ai ka rreth dy vjet që është në kontakt me liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, siç tha ai, dhe partia e ka përkrahur iniciativën e Dostoinstvos për kompensimin e familjeve të branitellave, gjë që Angelov është i bindur se do të ndodhë pas zgjedhjeve.

Lideri i “Dinjitetit” në një deklaratë për media më 24 mars tha se për shkak të pritjeve të paplotësuara për tejkalimin e problemit me të cilin ende ballafaqohen invalidët e pakompensuar ushtarakë dhe rreth pesëmbëdhjetë familje të branitellave “Dostoinstvo” do të largohet nga koalicioni. Iniciativat e “Dinjitetit” të dorëzuara në Qeveri dhe Parlament, të cilat, siç tha ai, ofruan zgjidhje për këtë problem, kanë marrë mbështetje të vazhdueshme nga ish-kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe ministrja e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska, por, sipas tyre, për shkak të kundërshtimit të BDI-së, nuk kanë kaluar. Angellovi informoi se kryesia e partisë ka marrë vendim që të pranojë mundësinë për të hyrë në koalicionin e udhëhequr nga VMRO-DPMNE.