Antikorrupsioni: 45 lëndë të hapura për zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në RMV

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KShPK) në Maqedoninë e Veriut që nga shpallja e zgjedhjeve presidenciale dhe atyre parlamentare, ka ngritur 45 raste për parandalimin e korrupsionit dhe ka pranuar rreth 400 kërkesa lidhur me kërkesën për mendim se si mund të veprojnë gjatë procesit zgjedhor, gjegjësisht fushatës zgjedhore, tha në intervistë për Radion […]

Antikorrupsioni: 45 lëndë të hapura për zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në RMV
Zgjedhjet në RMV, foto ilustrim nga Portalb në Canva

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KShPK) në Maqedoninë e Veriut që nga shpallja e zgjedhjeve presidenciale dhe atyre parlamentare, ka ngritur 45 raste për parandalimin e korrupsionit dhe ka pranuar rreth 400 kërkesa lidhur me kërkesën për mendim se si mund të veprojnë gjatë procesit zgjedhor, gjegjësisht fushatës zgjedhore, tha në intervistë për Radion Evropa e Lirë, kryetarja e këtij institucioni, Tatjana Dimitrovska, transmeton Portalb.mk.

Rastet e paraqitura deri te KShPK dhe atyre ndaj të cilave ka filluar procesi i shqyrtimit, kanë të bëjnë kryesisht me shkelje të procesit zgjedhor, punësimeve, dhe dyshimit për keqpërdorim të Buxhetit të RMV-së.  

“Nga lëndët e pranuara, 45 raste kanë të bëjnë me dyshimin për shkelje të kryera gjatë procesit zgjedhor, 41 kallëzime për procedura gjatë punësimit, masave disiplinore dhe ndërprerjen e marrëdhënies së punës.” thotë ajo.

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit njashtu ka konstatuar edhe 21 lëndë mbi këtë bazë. 4 nga rastet i referohen ekzistimit të dyshimit për pagesa të jashtëzakonshme të kryera nga institucionet shtetërore. Për mbajtjen e paraqitjeve publike, dy lëndë.   

“Sa i përket ndërtimit, pra rikonstruksionit të objekteve, një lëndë. Ndërsa për sa i përket abuzimit, dyshimi për keqpërdorim të përdorimit të automjetit zyrtar, një rast. 12 rastet e mbetura i referohen aktiviteteve për një fushatë zgjedhore të nisur para kohe, punësime shtesë të punonjësve nga institucionet shtetërore për nevojat e fushatës zgjedhore. Krahas kësaj, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, me iniciativën e saj, ngriti dy raste. Një temë ka të bëjë me sigurimin e helikopterëve për nevojat e Ministrisë së Mbrojtjes. Një lëndë u krijua për blerjen e automjeteve mjekësore. Ne kemi trajtuar edhe një kundërshtim, të paraqitur nga një organizator në fushatën zgjedhore, lidhur me vazhdimin e procedurës së punësimit.” tha Dimitrovska. 

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ka vërejtur shkelje gjatë punësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve publik 

Shkelje të ngjashme në proces u vërejt edhe gjatë shpalljes për punësim të gjyqtarëve dhe prokurorëve publik. Ankesa nga Akademia e gjykatësve dhe prokurorëve u hodh poshtë nga Gjykata e Lartë Administrative. Dimitrovska vlerëson se kjo inkurajon përbërjen e komisionit të KShPK-së gjatë punës.  

“Bordi Drejtues i Akademisë së Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë kishte shpallje për punësimin e 130 prokurorëve dhe gjyqtarëve të ardhshëm publik. Megjithatë, në procedurën e fundit para Gjykatës së Lartë Administrative, padia përkatësisht ankesa e paditësit Akademia e gjykatësve dhe prokurorëve publik ishte hedhur poshtë, ngase ishte vërtetuar vendimi ynë, sikurse ishin hedhur poshtë edhe ankesat e pabaza të vetë kandidatëve që ishin të paraqitur në shpallje. Ky vendim i Gjykatës së Lartë Administrative, para saj Gjykata Administrative, na inkurajon dhe na jep nxitje që të vazhdojmë të bëjmë punën tonë me përkushtim dhe natyrisht të inkurajojë besimin që kemi marrë në emërimin përbërjes së këtij komisioni. Dhe me këtë, ne japim shpresë se të gjitha institucionet kompetente do të kenë interes të madh që të veprojnë sipas raporteve tona, përkatësisht rasteve që do t’ua dorëzojmë institucioneve kompetente”, tha Tatjana Dimitrovska.

LEXO: Blerja e helikopterëve për ARM-në në shënjestër të Antikorrupsionit

LEXO: Anëtarët e rinj të Antikorrupsionit e morën detyrën: E rëndësishme është që çdo iniciativë të përfundojë me vendim gjyqësor

LEXO: RMV, parandalimi i korrupsionit për shtet funksional, çfarë premtojnë partitë politike në fushatë