Arifi: Asociacionin për shqiptarët e Luginës është dashur ta kërkoj Kurti

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi  u pyet nëse kanë kërkuar nga ambasadori Hill edhe Asociacionin, ashtu siç po kërkohet për serbët e Kosovës. Ai thotë se nuk kanë legjitimitet moral e as politik për ta bërë një gjë të tillë. Sipas tij, kjo kërkesë është dashur të bëhej nga ana e Qeverisë Kurti. “Ne nuk […]

Arifi: Asociacionin për shqiptarët e Luginës është dashur ta kërkoj Kurti
arifi:-asociacionin-per-shqiptaret-e-lugines-eshte-dashur-ta-kerkoj-kurti

arifi:-asociacionin-per-shqiptaret-e-lugines-eshte-dashur-ta-kerkoj-kurti


Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi  u pyet nëse kanë kërkuar nga ambasadori Hill edhe Asociacionin, ashtu siç po kërkohet për serbët e Kosovës.

Ai thotë se nuk kanë legjitimitet moral e as politik për ta bërë një gjë të tillë.

Sipas tij, kjo kërkesë është dashur të bëhej nga ana e Qeverisë Kurti.

“Ne nuk jemi ata që mundemi me i kërku ambasadorit Asociacioni sepse këtë është dashur ta kërkojë Qeveria Kurti në dialog gjë të cilën nuk e ka bërë kurrë asnjëherë. Përkundrazi Kurti ka dëmtuar edhe i ka tradhtuar shqiptarët e Luginës së Preshevës me marrëveshjen e Ohrit që i ka lënë jashtë elementeve kryesore të dialogut shqiptar të Luginës së Preshevës. Në bazë të asaj ne nuk kemi legjitimitet as polik e as moral për të ia kërkuar një gjë të tillë ambasadës amerikane”, u shpreh ai për Front Online.