Arifi: Kosova do të paguajë për reagimet e liderëve të saj ndaj atyre botërorë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të mërkurën se pezullimi i vendimit për heqje të vizave për qytetarët e Kosovës nga 1 janari i vitit 2024, do ta vriste dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Të pabesueshme po e vlerëson këtë deklaratë ish-kryenegociatori Avni Arifi. Sipas tij Kosova do të paguajë për këto reagime. “E […]

Arifi: Kosova do të paguajë për reagimet e liderëve të saj ndaj atyre botërorë
arifi:-kosova-do-te-paguaje-per-reagimet-e-lidereve-te-saj-ndaj-atyre-boterore

arifi:-kosova-do-te-paguaje-per-reagimet-e-lidereve-te-saj-ndaj-atyre-boterore


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të mërkurën se pezullimi i vendimit për heqje të vizave për qytetarët e Kosovës nga 1 janari i vitit 2024, do ta vriste dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Të pabesueshme po e vlerëson këtë deklaratë ish-kryenegociatori Avni Arifi.

Sipas tij Kosova do të paguajë për këto reagime.

“E pabesueshme, që një reagim të tillë ta dëgjosh nga presidentja e Kosovës, është më të vërtetë e pabesueshme. Liderët politik të Kosovës në reagimet e tyre me liderët botërore kemi parë reagime ndaj Blinken nga kryeministri Kurti, kemi parë reagime masovike ndaj Chollet, ndaj Lajçak, Borrell dhe liderëve botërorë. Këto reagime nuk i sjellin të mira Kosovës, Kosova do të paguajë për këto reagime, por si duket liderët politik të Kosovës kanë gjet njerëz që paguajnë për këto, ata janë populli i Kosovës i cili po i ban këto dhe le të vazhdon me pagu”, ka thënë Arifi për Front Online.