Krasniqi: Modeli i qeverisjes në Ferizaj, po i mungon Kosovës në nivel qendror

Në vazhdën e vizitave nëpër komuna, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar në Ferizajt, ku bashkë me kryetarin Agim Aliu, përcollën nga afër punimet që po bëhen për rivitalizimin dhe gjelbërimin e parkut “Kodra e Sherretëve”, një hapësirë mbi 20 hektarësh, me kosto 1.5 milion euro, i financuar me mjete vetanake […]

Krasniqi: Modeli i qeverisjes në Ferizaj, po i mungon Kosovës në nivel qendror
krasniqi:-modeli-i-qeverisjes-ne-ferizaj,-po-i-mungon-kosoves-ne-nivel-qendror

krasniqi:-modeli-i-qeverisjes-ne-ferizaj,-po-i-mungon-kosoves-ne-nivel-qendror

Në vazhdën e vizitave nëpër komuna, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar në Ferizajt, ku bashkë me kryetarin Agim Aliu, përcollën nga afër punimet që po bëhen për rivitalizimin dhe gjelbërimin e parkut “Kodra e Sherretëve”, një hapësirë mbi 20 hektarësh, me kosto 1.5 milion euro, i financuar me mjete vetanake të komunës.

Krasniqi tha se modeli qeverisës, të cilin PDK e ka instaluar në nivelin e përgjegjësive komunale, po i mungon Kosovës në nivelin qendror.

Krasniqi ka thënë se ky model se kjo qeverisje lokale kryen punë, e mban fjalën, i realizon premtimet dhe ju shërben qytetarëve duke ua lehtësuar jetën.

“Më shumë punë janë kryer në Ferizaj në këtë gjysmë mandati, sesa në nivel të Kosovës nga Qeveria aktuale në një mandat të plotë. Ky është modeli qeverisës i cili ka nevojë që të replikohet në Kosovë dhe i cili ka nevojë që të kthehet edhe në nivelin e qeverisjes qendrore, e për çka Partia Demokratike e Kosovës do ta rikthejë në nivelin qendror”, ka thënë Krasniqi.

Kreu i PDK-së kritikoi Qeverinë Kurti lidhur me ndarjet buxhetore për komunat, duke thënë se të mos ndash asnjë cent për Ferizajn, është më shumë sesa diskriminim.

“Ndëshkimi i Ferizajt, i gjithë rajonit të Ferizajt, duke përfshi Kaçanikun dhe Hanin e Elezit, por edhe komunat në Drenicë dhe në Kosovën qendrore gjithandej, është vërtetë i turpshëm, si dhe do të jetë një dëshmi, e cila do të mbetet përgjithmonë si njollë në Qeverinë Kurti, që vërtetë po tregohet ndëshkuese ndaj atyre që nuk i kanë dhënë mbështetje në zgjedhjet lokale”, theksoi Krasniqi.

Ndërsa, kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu njoftoi se përkundër mungesës së mbështetjes nga Qeveria, në këtë mandat komuna është përkushtuar për politika të gjelbra, ku në qytet dhe hapësira të vogla po implementohet koncepti “pocket park”, ndërsa në parqet e mëdha po bëhet transformimi rrënjësor i hapësirave ekzistuese dhe po shtohen të reja.